• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Trondit Spartak Ngjela, zbulon çfarë fshihet pas lëvizjeve të Metës dhe fatin e keq që e pret Presidentin

20 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka analizuar veprimet kërcënuese që presidenti Meta po bën së fundmi ndaj institucioneve shtetërore. Sipas Ngjelës Meta po e bën gjithçka për të shpëtuar veten nga shkarkimi dhe të trembë amerikanët.

Mirëpo, Ngjela shkruan, se nëse Meta i bënte gjitha këto që ka paralajmëruar, rrezikon burgun.

“Por, a e di Ilir Meta që Prokuroria e Posaçme, me forcën juridike që i jep neni 135/2 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 235 i Kodit të Procedurës Penale, e arreston atë në flagrancë, dhe brenda disa ditëve ia dërgon për gjykim Gjykatës së Posaçme me akuzë për kryengritje, apo për akt kundër rendit kushtetues?

E di Meta që paragrafi i dytë i nenit 221 të Kodit Penal, i kryengritjes, e dënon atë me burgim të përjetshëm, si kryetar të lëvizjes kundër rendit kushtetues?”, – shprehet Ngjela.

Postimi i plotë:

Çfarë po u thotë Ilir Meta shqiptarëve?

Jo, Meta kërkon të trembë politikën amerikane me kryengritje.

Kurse Zeusi po qesh.

l.

Meta po na thotë këto ditë se në datën 2 mars të këtij viti do të shkelë nenin 221 të Kodit Penal, duke drejtuar popullin kundër institucioneve dhe rendit kushtetues.

Dhe është ndërkohë Presidenti i Republikës.

Në fakt, kuptohet se ka rënë në një injorancë ala shqiptare: deri tani bota ka parë individë që kanë bërë kryengritje për t’u bërë presidentë të republikave të tyre, kurse, një shqiptar, po i tregon Perëndimit se paska dhe një president që bën kryengritje të mos rrëzohet me vota në parlament. E dini pse? Se ky president nuk ka ushtri në drejtimin e tij.

ll.

Zoti Meta, po të do populli, ai të mbron pa qenë nevoja që ti të biesh në krime. Por ja që shqiptarët të përbuzin. Ende nuk e ke marrë vesh këtë?

Por, a e di Ilir Meta që Prokuroria e Posaçme, me forcën juridike që i jep neni 135/2 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 235 i Kodit të Procedurës Penale, e arreston atë në flagrancë, dhe brenda disa ditëve ia dërgon për gjykim Gjykatës së Posaçme me akuzë për kryengritje, apo për akt kundër rendit kushtetues?

E di Meta që paragrafi i dytë i nenit 221 të Kodit Penal, i kryengritjes, e dënon atë me burgim të përjetshëm, si kryetar të lëvizjes kundër rendit kushtetues?

lll.

Dhe ja pyetjet e tjera që ngrihen për këtë rast.

E di Meta që nuk i tremb dot amerikanët në lidhje me reformën?

E di Meta që tragjedinë e tij, që i ka sjellë humbjen e ekuilibrit, në Perëndim, do ta shkruajnë si komedi?

E di Ilir Meta që SPAK, i cili do ta arrestojë në flagrancë, ka mbështetjen e aleancës perëndimore?

E di Meta që asnjë institucion politik apo juridik i Bashkimit Europian nuk ia përkrah nonsenset që po thotë?

E di Meta që, për krimet e më sipërme, nuk e gjykon Gjykata Kushtetuese, por, në bazë të nenit 135/2 të Kushtetutës, është SPAK-u ai që e heton dhe e gjykon Presidentin e Republikës së Shqipërisë për një krim të kryer prej tij?

Po, VËRTET mendon ky Meta se mund të trembë politikën amerikane, dhe më gjerë në Perëndim, me një kryengritje fantazëm?

E di Meta që, arrestimi i tij në flagrancë do të krijonte eufori gëzimi te të gjithë shqiptarët?

Nëse Meta i di të gjitha këto, është më mirë për të, të zbatojë këshillën e dhënë nga Dante Aligeri: merre jetën ashtu si të vjen! (prendi la vita come ti viene!)…

Paraardhëse

‘Ëndërrojmë Amerikën pa ditur ç’të pret’, rrëfimi i emigrantes së kthyer pas 20 vitesh

Pasardhëse

Ermal Mamaqi nxjerr ‘zbuluar’ aktorin e njohur, ja sa kushton pjata që po konsumon miku i tij (FOTO)

Pasardhëse

Ermal Mamaqi nxjerr ‘zbuluar’ aktorin e njohur, ja sa kushton pjata që po konsumon miku i tij (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.