• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Trondit Spartak Ngjela, del me paralajmërimin e fortë për Kosovën dhe Shqipërinë: Serbia do ta pushtojë ushtarakisht ose do ta njohë

16 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
45
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në rrjetet social ka analizuar situatën që është krijuar mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij ka vetëm dy rrugë, nëse Kosovë nuk iu heq taksën Serbisë.

E para, kjo mund të zgjedhë ta pushtojë ushtarakisht, ose e dyta mund të zgjedhja të njohë Kosovën si shtet. Sipas Ngjelës kjo e para nuk i leverdisë, pasi vet Serbia e di që nuk është në gjendje t’i shpallë luftë NATO-s, kështu që domosdoshmërish do ta njohë Kosovën.

Postimi i plotë:

Nëse taksa prej 100% për të gjitha mallrat serbe që hyjnë në Kosovë s’do të hiqet, Serbia ka vetëm këtë zgjidhje: ose të pushtojë ushtarakisht sërish Kosovën, ose ta njohë atë.

A ka mundësi e para?

Jo. Sepse, a është në gjendje Serbia t’i shpallë luftë NATO-s? Madje, edhe armatës së Kosovës që po ngrihet.

Kjo është pamundësi absolute.

Po e dyta?

Kjo e dyta, njohja e Kosovës, është mundësia, sepse taksa Haradinaj e dëmton dhe po e çon drejt degradimit serioz ekonomik Serbinë.

Pse?

l.

Serbia shkon drejt një humbjeje degraduese ekonomike, nëse taksa Haradinaj zgjat dhe dy apo tre vjet të tjerë. Humbja e serbeve do të jetë e madhe, sepse nuk janë vetëm mallrat serbe që nuk po kanë treg shitjeje, por, zgjatja në kohë do t’u sjellë humbje të madhe fabrikave dhe prodhuesëve të tregut serb. Serbia do ta ndiejë shumë këtë edhe në rritjen e papunësisë.

Humbja serbe e deklaruar është rreth pesëqind milionë euro në vit, por ky është vetëm fakti, po, sa është refleksi i këtij fakti në qarkullimin e monedhës vendase në Serbi? Kush do ta paguajë humbjen e prodhuesëve vendas? Pastaj, duhet të kuptohemi: 500 milionë euro në vit nuk janë dinarë, por valutë e fortë, sepse janë eksporte. Pyetja që ngrihet këtu është kjo: si po ndihen importet e Serbisë nga vendet e zhvilluara perëndimore pas një humbjeje kaq të madhe në valutë të fortë? Po investimi i teknologjisë; po paratë për të blerë pajisje ushtarake? Në fakt, ka shumë aspekte, prandaj, taksa është arma më e Forte e shqiptarëve sot kundrejt armikut të tyre shekullor, Serbisë.

Por nuk duhet të harrojmë edhe një gjë: Kosova është në eurozonë, dhe ky ka qenë interes shumë i madhë fitimprurës për Serbinë.

ll.

Po vendet perëndimore pse po e kërkojnë heqjen e taksës, në një kohë kur ajo taksë e çon drejt falimentimit Serbinë?

Sepse kuptohet që politikisht nuk e pranojnë dot falimentimin apo degradimin ekonomik të Serbisë. Ka investime të mëdha perëndimore në Serbi, dhe kuptohet që, shumica janë kredi të dhëna nga bankat dhe investime të kapitalit perëndimor.

Të gjitha këto rrezikohen nga degradimi ekonomik progresiv në rritje i Serbisë si shtet. Ka edhe diçka: nga duhet të shkojë Serbia, nga BE apo drejt Rusisë? Edhe kjo pyetje ngrihet politikisht në Perëndim, bashkë me degradimin ekonomik të Serbisë

Atëherë?

lll.

Janë dy interesa në përplasje te taksa Haradinaj: interesi i Perëndimit që Serbia të mos dëmtohet deri në një degradim ekonomik që do të kërkojë rimëkëmbje; dhe interesi i shqiptarëve që Serbia të zgjedhë: ose njohje të Kosovës ose degradim ekonomik.

Kjo është loja politike. Të gjitha palët në këtë lojë politike janë të prekura, vetëm Kosova dhe shqiptarët janë në fitim.

Po politika shqiptare e Shqipërisë? Ku është në gjendje ta kuptojë politika shqiptare në Tiranë këtë, ajo ka një shekull që nuk luan për interesin shqiptar.

Por, koha ka ndryshuar.

Politika e Kosovës po i ndihmon thekshëm çështjes shqiptare dhe shqiptarizmit.

Ka njëzet vjet tashmë që koha historike është me Shqiptarët. Por ne shqiptarët duhet ta shfrytëzojmë deri në fund këtë shans që na erdhi pas 140 vjetësh.

Paraardhëse

“Dako do të jetë miku im”, Bardhi i publikon videon Ramës: Kjo është arsyeja pse e mbron Vangjushin (VIDEO)

Pasardhëse

U përfol për ndarje, Patris Berisha shuan kureshtjen, tregon si është e vërteta

Pasardhëse

U përfol për ndarje, Patris Berisha shuan kureshtjen, tregon si është e vërteta

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.