Mjeku infeksionit Tritan Kalo ka ngritur alarmin sa u takon sëmundjeve të tjera të infeksionit. Në të njëjtën linjë me OKB, në raportin e saj të fundit, edhe Kalo është shprehur se sëmundjet e tjera po lihen në një farë mënyrë pas dore.
Ai ka apeluar qytetarët që të tregojnë kujdes me Covid-19, në mënyrë që të mos krijohet kolaps, pasi ka dhe shumë sëmundje të tjera që kanë nevojë për trajtim. Mjeku Tritan Kalo, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë publike disa foto ku tregon pacientë të prekur nga infeksione të ndryshme.
Mjeku infeksionit sqaron se ato gjallërojnë nga insektet fluturuese, sidomos mushkonjat, të cilat lënë gjurmë të shumta në lëkurë.
“U bënë muaj e vite që rrugët, sheshet, rrugicat, pas pallatet, buzë Lana e mjediset poshtë urave të saja nuk e kanë parë dorën e bashkisë apo të autoriteteve të tjera të ngarkuara, me higjienizimin e tyre. Ato gjallojnë nga insektet fluturuese, sidomos mushkonjat “dashamirëse” të gjakut tonë duke na lënë gjurmë të shumta në lëkurë, ose rreziqet e sëmundjeve më të rrezikshme deri në prekjen e trurit që ato bartin, bubuzhelat e ndryshëm bartës e përhapës të jo pak sëmundjeve ngjitëse, brejtësit e ndryshëm sidomos minjtë e kanaleve urbane “kanë luksin” të shumohen dhe të na “shërbejnë” me lepstospirat e spirilumet e shumta, që ata bartin dhe na i ofrojnë me urinën apo kafshimet e tyre, qentë e infektuar me leishmanisosis janë “komshinjtë” tanë shumë të shpeshtë, macet me infeksionet e tyre mykotike apo sëmundjen e “gërvishtjes së maceve””, – ka shkruar Kalo.
Mjeku Tritan Kalo ka apeluar për respektimin e masave me qëllim frenimin e përhapjes së infeksioneve. Ai shprehet se duhet të ruhet distancimi fizik si dhe të respektohen masat e higjienës.
“Në përballjen me sfidën mbarëbotërore ndaj Sars-Cov2/Covid 19, krahas tre masave thelbësore dhe dobiprurëse të: Distancimit fizik përsa sa kohë që është e mundshme dhe rrethanat na e krijojnë këtë mundësi. Mbajtjes së maskave kudo, por më së paku në mjediset e mbyllura dhe ku ka grumbullime njerëzish. Masat e Higjienës: a. individuale, b. kolektive dhe c. të mjediseve ku jetojmë e punojmë, rëndësi të madhe kishin, kanë dhe gjithmonë do të kenë këto të fundit, pra higjiena e mjediseve ku jetojmë, ku ecim e ku punojmë”, – ka thënë ndër të tjera Kalo.
Diskutime rreth kësaj post