• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tregtarët e Durrësit ankohen për situatën e vështirë: S’ka blerës, njerëzit janë larguar, nuk shesim asgjë

27 January, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ky fillimvit, është një periudhë e vështirë mbijetese për tregtarët e Durrësit, pasi ka rënë ndjeshëm fuqia blerëse.Ata shprehen se situata është shumë e vështirë, pasi nuk shesin asgjë sepse njerëzit janë larguar jashtë vendit.

“Situata është e keqe rrimë gjithë ditën dhe nuk shesim asgjë. Shumë janë mbyllur, kanë ikur jashtë vendit. Gjithnjë në rënie është ekonomia. S’kanë lek njerëzit”.

“Ora 10 pa 20 dhe skam bërë asnjë shitje. Disa e kanë mbyllur, kanë falimentuar nga mungesa e shitjeve.

Gjatë muajit Janar, kanë falimentuar 30 biznese të vogla, ç’ka vihet re nga mbyllja e qepenëve.

Sipas kolegëve të tyre, largimi ka ardhur si shkak i mungesës së shitjeve.

“U bë dy javë që s’kam bërë sefte. Dal këtu për bukën e kalamajve, por s’ka punë. I sheh këto qepenët e mbyllur? Ikën këta se ska punë”.

“Janë detyruar të mbyllin bizneset. Të rinjtë njëhere ikin, por ne që jemi në moshë detyrohemi të rrimë këtu se skemi mundësi të tjera punësimi”.

Të tjerë tregtarë ankohen për kushtet e vështira, siç është mungesa e ujit dhe energjisë elektrike.

Tregu industrial menaxhohet nga një subjekt privat, të cilit tregtarët i paguajnë qiranë mujore.

Ata kërkojnë përmirësimin e kushteve nga Bashkia dhe subjekti privat.

“Mallin na e zbardhi dielli se bie në xham. Shiheni si është bllokuar rruga, edhe një zjarr po të bie këtu nuk hyn zjarrfikësja. Këtu s’ka drita, as ujë. Ka qenë cirku këtu dhe u shit cirku dhe u bë treg”. “Kushtet janë të vështira. S’ka ndriçim, ajrim, etc”.

Tregu Industrial në rrugën “Abaz Çelkupa”, ku shiten veshje dhe orendi me pakice, ndjihet si tregu i vogël i Durrësit.

Aktualisht operojnë 70 biznese, të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Paraardhëse

Albano Bogdo rrëfen problemet me depresionin: Kisha frikë të shkoja në psikiatri

Pasardhëse

Mbillen 10 mijë fidanë në Shëngjergj, Veliaj: Kemi fuqinë e transformimit

Pasardhëse

Mbillen 10 mijë fidanë në Shëngjergj, Veliaj: Kemi fuqinë e transformimit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.