• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tre vrasjet e të fortëve të Rrugës ‘Bardhyl’ që tronditën Tiranën

30 January, 2018
në Aktualitet
0
340
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjithçka nisi me vrasjen e kapos së grupit të Rrugës Bardhyl, Gaz Muçën, i cili u vra në vitin 1992. I dyshuari kryesor për vrasjen e Muçës ishte Naim Zyberi, që sipas Policisë pati dyshime të hershme që kishte bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, një ndër të cilët mund të ketë qenë edhe Gentian Dervishi.

Madje, si pas burimeve të rezervuara të Policisë në atë kohë, edhe vrasja e Dervishit në vitin 2000, pranë Shkollës së Kuqe, lidhej pikërisht me hakmarrjet që rridhnin nga armiqësitë e krijuara me djemtë e Rrugës Bardhyl.

Megjithëse pati disa të dyshuar për vrasjen e tij, asnjëherë nuk u arrit të vihej në pranga apo të burgosej asnjë person konkret për atë ngjarje. Pas konflikteve mes Gaz Muçës dhe Naim Zyberit, të dy të njohur si “të fortë” në zonat e tyre të influencës në kryeqytet, filloi edhe seriali i vrasjeve.

Vrasje të bujshme

1.- Gaz Muça, i vrarë më 7 prill të vitit 1992, tre muaj pasi ishte kthyer nga Gjermania. Në atë kohë dy grupet rivale në Tiranë ishin ato të Gaz Muçës dhe Naim Zyberit. Ky i fundit arrestohet pas vrasjes së Muçës dhe del nga burgu gjatë trazirave të ’97-ës

2.- Artur Grori, vritet me plumb në zemër para derës së shtëpisë më 2 korrik të vitit 1997. Për këtë vrasje akuzohet Naim Zyberi, i cili largohet më pas në Itali

3.- Në fund të vitit 1999, Naim Zyberi plagoset në Milano të Italisë dhe ekzekutohet në spital disa muaj pas vrasjes së Artur Grorit. Për vrasjen e Naim Zyberit, Prokuroria italiane akuzoi Arben Grorin, vëllain e Arturit, i cili ndodhet në burg në Shqipëri

4.- Taulant Muça i vrarë më 31 korrik të vitit 1998. Për vrasjen e tij akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Besnik Keta dhe Dorian Stafa. Prokuroria dyshon se Besnik Keta e ka vrarë Taulant Muçën për t’u hakmarrë për ekzekutimin e vëllait të tij, Fatos Keta

5.- Në vitin 1999 ekzekutohen me antitank Denis Gina dhe Medjan Shehu, teksa po udhëtonin me një fuoristradë të blinduar në Fushën e Druve në Tiranë. Për këtë vrasje u akuzuan Ilir Bardhi dhe Genc Ferhati.

Paraardhëse

Fati u ka trokitur në derë! Fshati mahnitës që shet shtëpi për 1 dollar

Pasardhëse

Horoskopi për ditën e nesërme, e mërkurë 31 janar 2018

Pasardhëse

Horoskopi për ditën e nesërme, e mërkurë 31 janar 2018

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.