• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tre skenarët e Ministrisë së Arsimit për vitin e ri shkollor, ish-deputeti i PD bën analizën: Do sjellin kaos

27 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka ironizuar me tre skenaret e Ministrisë së Arsimit për vitin e ri shkollor. Sipas Boçit, udhëzuesi dhe skenarët për vitin e ri shkollor çojnë tek kaosi i vjetër. Ai thotë se flitet për klasa kolektive, për orare të shkurtuara, shkolla fiktive, klasa me turne, mësuesë drejt rraskapitjes, dhe në fund asnjë lekë të investuar.

Boçi thotë se duhet investuar për klasa të reja, banga të reja, shkolla të reja, më shumë mësuesë, por ai shton se taksat e qytetarëve nuk shkojnë për këto por për oborrin kryeministror.

STATUSI NGA LUÇIANO BOÇI:

“NORMALITETI I RI” I RAMËS NË ARSIM SI KAOS I VJETËR

Qeveria na paska zbardhur oraret serialeve të skenarëve të saj novelistikë!!!
Këto i quan “gjetje”, “shpikje” e “normalitetit të ri”.
Ndërkohë, udhëzimi bën lëmsh çdo standart e normë mësimore dhe nxjerr në pah kaosin e vjetër që tash sa vite ka pushtuar arsimin tonë.
Një arsim me klasa kolektive pa fund.
Me shkolla fiktive.
Me ndërtesa të dala nga funksioni, të amortizuara dhe pa kushte minimale higjeno-sanitare.
Me klasa me turne.
Me klasa pa pikën e normalitetit në normalitet e jo më në pandemi.
Me shkolla sip mbi sip njëra-tjetrës.

Me mësues drejt rraskapitjes.
Me zero lekë të investuar.
Dhe këtij kaosi të vjetër do i shtohen kaoset e reja.
Do ketë katër turne, duke katërfishuar rrezikun e pandemisë.
Katër turne që ulin katërfish transmetimin e dijes.
Me orare me 25 min ose 30!!!?
Se si mund të jepet Matematika për 25 min, apo Letersia, apo Kimia, Fizika, vetëm mendja e Ramës dhe e Shahinit e di!?
O Zot na ruaj nga budallenjtë se nga të mençurit ruhemi vetë!!!!
Se si mundet që të instalosh zyrtarisht një diskriminim arsimor, ku dikush merr me shumë dije e dikush më pak, me këtë orar, vetëm guximi dhe arroganca e Ramës dhe Besës e di!?
Dhe e gjitha, sepse Rama dhe Shahini nuk financojnë e nuk duan të financojnë sigurinë e fëmijëve tanë, nuk investojnë për klasa të reja, banga të reja, mësues të rinj, godina të shëndetshme.
Taksat tona i merr Beso, Çeti, Beqja, Mali, Fusha, kuçi e maçi i oborrit kryeministror.
Të besosh se këto skenarë, paasnjë plan masash financiare, do të sigurojnë jetën e fëmijëve tanë dhe do t’i përcojnë atyre dije, do ishte fundi i arsyetimit të shëndoshë.
Por Rama dhe Shahini dinë çbëjnë.
Po i vendosin kapakun përfundimtar shkatërrimit 8 vjeçar të arsimit publik shqiptar.
Shpëtimi është kthimi në normalitetin e ri të vërtetë, pa Ramën e ramat e vogla e të vegjël mbi kokë” – ka shkruar Boci.

Paraardhëse

Debati për kufijtë detarë! Profesori i inxhinierisë zbërthen me detaje situatën: Ja pse Greqia kërkon të ndryshojë tani rregullat e lojës

Pasardhëse

Zbulimi i madh i gazit në Detin e Zi, a do kthehet Turqia nga blerës në konkurrent i Rusisë?

Pasardhëse

Zbulimi i madh i gazit në Detin e Zi, a do kthehet Turqia nga blerës në konkurrent i Rusisë?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.