• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Tre mandatet e hequra dhe alarmi për zgjedhjet e ardhshme

29 December, 2016
në Opinion
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Ambasada amerikane nuk humbi asnjë minutë kohë, pasi KQZ pranoi kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandateve të deputetëve Selami e Tahiri dhe kryebashkiakut Rroshi, për të publikuar një mesazh me tone të forta përshëndetëse. Por edhe me një paralajmërim të qartë brenda: “Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Qëndrim më të qartë s’ke ku gjen. Ndaj vendimit të institucioneve që aplikuan ligjin e dekriminalizimit, por edhe për të ardhmen e procesit të përzgjedhjes së funksionarëve politikë dhe zyrtarëve të tjerë shtetërorë në Shqipëri. Sepse rrëzimi nga KQZ i tre figurave më emër në parlament dhe pushtetin vendor, më shumë sesa një korrigjim kursi i të shkuarës, është një mësim për të ardhmen.

Ligji i dekriminalizimit ka qenë një ndër aktet më të debatuara gjatë viteve 2015-2016. Faktikisht, me vendimin e fundit të KQZ, i bie që aplikimi i tij në praktikë të ketë nisur rreth një vit pas miratimit të tij formal nga Kuvendi i Shqipërisë. Lista prej 20 zyrtarësh që pritet të trokasë në dyert e KQZ gjatë javëve të para të vitit 2017, mund të shënojë hyrjen në fazën aktive të një norme ligjore, e cila deri më sot është parë me dyshim dhe deri diku edhe ironi e tallje, për shkak të mungesës së efekteve imediate në jetën politike e institucionale.

Zgjedhjet e 18 qershorit do të jenë ngjarja e parë e madhe politike e vendit, që do të mbahet me një ligj dekriminalizimi në fuqi dhe një reformë në drejtësi që deri atëhere do të ketë hedhur hapat e para të zbatimit. Janë të gjitha gjasat që këto ndryshime madhore të kuadrit ligjor që rregullojnë pjesëmarrjen në jetën publike, politike e institucionale, të prodhojnë një klimë shumë më pak të “relaksuar”, ndaj infiltrimit të figurave me të shkuar të dyshimtë.

Rënia e tre zyrtarëve të lartë të shtetit duhet të jetë një alarm i qartë për të gjithë ata krerë partiakë apo shumica vendimmarrëse, që do të kenë tagër mbi listat e kandidatëve në zgjedhjet e të gjitha niveleve. Është mirë të ndahemi me nivelin e ulët ku ka katandisur në disa raste zanati i politikanit dhe drejtuesit a administratorit në këtë vend. Të gjithë përtypin emra konkretë në rrugë, kafene e media dhe sërish asgjë s’ndodh. Të gjithë dinë, askush s’vepron.

Tani edhe retorika me reformën në drejtësi, apo edhe ajo me largimin e kriminelëve, duhet t’ja lerë më në fund vendin vendimeve konkrete. Si ato që pamë të merren nga KQZ dhe ku opozita mundi të jetë vetëm pjesërisht partnere e luftës ndaj krimit e korrupsionit. Liderët kryesorë të këtij vendi kanë rastin të heshtin dhe të marrin vendime të drejta për ata që do të drejtojnë punët e shtetit, apo që do të na flasin të enjteve si përfaqësues të popullit. Pikërisht, si përfaqësues të popullit, e jo si “kriminelë” e “vrasës”, siç etiketohen mes vetes javë për javë./Javanews/

Paraardhëse

Zhduket amabsadori i Greqisë në Brazil, dyshime se është rrëmbyer

Pasardhëse

Takimi me shqiptarët, mbyllen negociatat në zyrën e kryeministrit

Pasardhëse

Takimi me shqiptarët, mbyllen negociatat në zyrën e kryeministrit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.