• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Tre herë kryeministër i Italisë, nga skandalet seksuale te akuzat për korrupsion, kush ishte Silvio Berlusconi

12 June, 2023
në Botë, Kryesore
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare ish- kryeministri Italian Silvio Berlusconi. Ai humbi jetën si pasojë e problemeve shëndetësore që kishte me zemrën teksa gjendej në reaminacionin e kardiologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano.

Silvio Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001 – 2006 si dhe në vitet 2008 – 2011.

I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Jurdik të Milanos në vitin 1961, Berlusconi arriti suksese të njëpasnjëshme në fushën e Biznesit. E nisi duke themeluar një kompani ndërtimi vetëm një vit pasi u diplomua. Në fund të viteve 70 ai përqëndroi investimet e tij të biznesit në media ku bleu disa aksione të gazettes “Giornale” . Në vitin 1978 ai themeloi rrjetin televiziv “MediaSet” pjesë e të cilit janë edhe Channale 5, Italia -1 dhe Rete – 4.

Më 20 shkurt të vitit 1986 Silvio Berlusconi bleu klubin e futbollit Milan të cilin e shiti në muajin prill të vitit 2017.

Përgjatë kohës që Berlusconi ishte pronar I Klubit Milan ka fituar 29 trofe ku mes tyre 8 tituj kampion ne Serine A, 1 kup italie, 7 superkupa italie , 5 champions League , 2 kupa interkontinentale, 5 superkupa Europe dhe nje boteror per klube.

Përveç medias në perandorinë e biznesit “Berlusconi” që prej vitit 1990 u përfshin edhe kompani sigurimesh, dyqane, fonde investimesh dhe pesnionesh.

Më 18 janar të vitit 1994 Berlusconi themelon partinë “Forca Italia” dhe po në të njëtit vit arrin të bëhet kryeministër i vendit.

26 Janari I vitit 1994 përkujtohet në Itali si “Dita e Berlusconit”. The Times në Londër shkroi një editorial ku thuhes së për italianët dhe një pjesë të Europës ishte e pamundur që Berlusconi të fitonte zgjedhjet.

Megjithatë fitorja ndodhi , koalicioni i parive të krijuara nga Berluconi I cili përfshinte neofashistët dhe Lidhjen e Veriut mori 366 nga 630 vendet në parlament. Ai qëndroi në pushtet si kryeministër I vendit më pak se një vit pasi u përball me përçarje të koalicionit qeverisës si dhe hetime të ndryshme sa I përket bizneseve të tij. Teksa po përballej me një votbesim në Parlament, Berlusconi njoftoi dorëheqjen e tij më 22 dhjetor të vitit 1994 dhe qëndroi si kryeministër I vendit deri në janar të vitit 1995.

Pas dorëheqjes Berlusconi u hetua për korrupsion dhe mashtim tatimor , akuza këto të cilat u rrëzuan.

Mes premtimeve për ulje taksash, shtimin e vendeve të punës dhe pensione më të larta Berlusconi udhëhoqi një koalicion të qëndres së djatht drejt fitores në zgjedhjet parlamentare kombëtare të vitit 2001 dhe u bë përsëri kryeministër.

Pasi erdhi në detyrë, Berlusconi u përball me një sërë sfidash. Ai mbështeti udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara pushtimin e Irakut dhe vendimi i tij për të dërguar trupa u bë gjithnjë e më i papëlqyer, veçanërisht pasi një agjent i inteligjencës italiane u vra nga forcat amerikane në 2005. Berlusconi u përball gjithashtu me kritika ndërsa ekonomia e vendit vazhdonte të luftonte.

Pas rezultateve jo të mira të koalicionit të tij në zgjedhjet rajonale të vitit 2005 , Berlusconi dha dorëheqjen pavarësisht se fitoi një mocion votëbeim në parlamentin Italian. Në vitin 2006 Berlusconi rikandidoi për tu rizgjedhur në postin e kryeministrit por koalicioni I tij u mund nga një bllok I qendrës së majtë i cili kryesohej nga Romano Prodi.

Megjithatë vetëm 2 vite më pas, në maj të vitit 2008 Berlusconi fitoi një mandate të tretë si kryeministër i Italisë.

Ai u largua nga detyra e kryeministrit në vitin 2011 pasi mbi të u ngritën disa akuza penale që përshinin evazionin fiscal. Një tjetër akuzë mbi ish-kryeministrin Italian lidhet me çështjen Bunga-Bunga ku Berlusconi akuzohej se paguar një prostitute 17-vjeçare për të kryer mardhënie seksuale me të. Në një betejë ligjore disa vjeçare kreu i “Forca Italia” u shpall I pafajshëm pasi sipas provave ai nuk dinte se kishte të bënte me një minorene. Në shkurt të vitit 2023 Berluconi doli I pafajshëm edhe nga akuzat se kishte paguar rreth 24 dëshmitarë që të jepnin dëshmi të rreme në Gjykatë mbi festat e tij të shfrenuara që njihen me termin “Bunga Bunga”.

Karriera Poltike e Berlusconit ka qënë e mbushur me skandale të ndryshme duke nisur që nga aferat e tij të shumta sa I përket jetës personale dhe deri tek akuzat për mashtim tatimor.

Pas pezullimit që pati nga Gjykata për ta ndaluar që të mbante poste publike, Berlusconi u rikthey sërish në politikë. Në vitin 2022 ai u zgjodh si Senator në Senatin Italian pas 9 vitesh ndërsa partia e tij “Forca Italia” bën pjesë në koalicionin aktual qeverisës të Italisë me kryeministre Georga Meloni.

Silvio Berlusconi ishte babai i 5 fëmijëve nga dy martesat e tij të mëparshme , teksa në media qarkullonin lajme se ai do të bëhej sërish baba me fëmijë binjakë nga partenja e tij Marta Fascina.

Paraardhëse

“Ringjallet” Euro, monedha europiane fiton pikë ndaj lekut, në rritje edhe valutat e tjera

Pasardhëse

Thellohet përçarja e PD së vulës, Bardhi del me vendimin e papritur

Pasardhëse

Thellohet përçarja e PD së vulës, Bardhi del me vendimin e papritur

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.