• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Tre deputetë të PS në listat e Gjinushit. Emra befasues!

4 May, 2017
në Politikë
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Social Demokrate e Skënder Gjinushit do të ketë tre deputetë të majtë në krye të listave të saj. Ish-deputeti socialist Tom Doshi do të kryesojë listën e PSD-së në qarkun e Shkodrës Doshi ka kohë që bën fushatë në këtë qark, madje prezenca e tij në garë i bën shumë interesante zgjedhjet.

Në krye të listës së PS-së është ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në krye të listës së LSI-së është deputeti Agron Çela, ndërsa i pari i listës së PDIU-së është një sipërmarrës i njohur, shkodrani Sait Fishta.

Duket se aleati tradicional i Partisë Socialiste ka mundur të bindë edhe një socialist që të kandidojë me siglën e tij. Mjeku Ylli Ziçishti, deputeti socialist i qarkut të Korçës, do të jetë i pari i listës së PSD-së në qarkun e Gjirokastrës. Ziçishti ishte një nga deputetët që mbeti jashtë listës së rikandidimit të Partisë Socialiste. Ziçishti, të cilin të gjithë deputetët e Kuvendit e thërrasin “doktor”, duket se ka mbështetje në këtë qark.

Ndërsa kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, do të jetë i pari i listës në qarkun e Tiranës, por ajo që bie në sy është numri dy i listës. Ajo është Mirela Ferracaku, deputetja aktuale e Kuvendit të Shqipërisë, e cila zëvendësoi kreun e Kristian Demokratëve, Mark Frroku.

Por, edhe pse me tre deputetë në listat e saj, PSD-ja nuk u regjistrua në zgjedhje si parti parlamentare. Kreu i saj, Skënder Gjinushi, ka arritur të mbledhë mbi 9600 firma të votuesve të saj, siç e kërkon Kodi Zgjedhor për partitë që garojnë më vete në zgjedhjet parlamentare.

Pak ditë më parë, gjatë një interviste në “News 24”, kreu i PSD-së konfirmoi kandidaturën e Tom Doshit në krye të listës së qarkut të Shkodrës për partinë që ai drejton. Ai dha edhe arsyet se përse e kishte përfshirë në listat e PSDsë një ish-deputet socialist në krye të qarkut të Shkodrës.

“Po, ai është kapolista, është i pari në listën e Shkodrës, kandidaturë më të mirë s’mund të gjenim. Ka treguar që ka mbështetje, di t’ua rikthejë mandatin që ka marrë nga njerëzit. E vë në shërbim të njerëzve. Është nga figurat më të pranuara elektoralisht dhe i ka qëndruar besnik mandatit të majtë më shumë se disa të majtë tradicionalë. Nuk ka lëvizur si disa sa nga e djathta, në qendër, e pastaj majtas”, u shpreh Gjinushi.

QARKU TIRANË

  1. Skënder Gjinushi
  2. Mirela Ferracaku
  3. Florian Taçi
  4. Ermira Dema
  5. Izet Mena
  6. Zhaneta Harka
  7. Klorida Bodlli
  8. Lorenc Peti
  9. Dritan Bytyçi
  10. Henri Deçka
  11. Shpresa Bardulla
  12. Klajd Ferraj
  13. Nevila Bejleri

QARKU SHKODËR

  1. Tom Doshi
  2. Gledis Çeliku
  3. Jetmira Rraboshta
  4. Suada Selimaj
  5. Pal Marku
  6. Pjetër Gjergji
  7. Andi Hallunaj
  8. Ylja Fili
  9. Kristjana Kovaçi
  10. Edison Gjonaj
  11. Ditjer Draga

QARKU GJIROKASTËR

  1. Ylli Ziçishti
  2. Marsela Çilotaj
  3. Kiço Shukallari
  4. Esmeralda Taçi
  5. Ledjan Çilotaj
Paraardhëse

Çifti mbretëror, 1.5 mln euro për fotot “topless”

Pasardhëse

Noeli, vogëlushi shkodran në hapat e parë të modelingut (GALERI)

Pasardhëse

Noeli, vogëlushi shkodran në hapat e parë të modelingut (GALERI)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.