• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Transporti falas/ Veliaj ironi me Këlliҫin: Ka aventurierë që flasin për avionë dhe trena falas, Tirana nuk i voton personat “non grata”

31 March, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një intervistë televizive, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se transporti falas është një ide e parealizueshme.

“Nuk mund të premtosh njëkohësisht edhe të ulësh taksat, por edhe të rrisësh shpenzimet. Është si të thuash, do ulim prodhimin e qumështit, por do shtohet shumë prodhimi i djathit. Një gjë e tillë nuk funksionon. Le të bëjmë një fushatë që pavarësisht rezultatit, të mos humbasin fytyrën. Kam përshtypjen se disa njerëz kanë vendosur të humbasin edhe rezultatin, edhe fytyrën. Unë jam këtu duke ditur që rezultatet që kemi pasur deri tani, por edhe sondazhet, na nxjerrin fitues në datën 14 maj. Në 15 Maj kush gënjeu dhe humbi, do harrohet. Ata që fitojnë duhet të mbajnë premtimet”, tha ai.

Më tej, Veliaj sqaroi se nuk është momenti për aventura, por për vazhdimin e projekteve dhe ideve që mund të realizohen.

“Qytetet që e kanë bërë transportin falas, janë qytete që tashmë e kanë pasur të subvencionuar këtë shërbim në mbi 90% të tij, siç ka qenë rasti i Luksembugurt. Qytetet e tjera, si Talini, që e kanë bërë këtë eksperiment, kanë dështuar me sukses. Nuk mund të thuash se nuk do paguajmë pastrimin e qytetit, por do bëjmë transportin falas. Në Talin, kryetari i Bashkisë jo vetëm që humbi zgjedhjet, por dështoi dhe e falimentoi qytetin me aventura të tilla. Aventura të tilla Tirana i provoi njëherë në 2011-ën, ishte aventura e tramit imagjinar. Për çdo aventurier tjetër që thotë se do i bëjmë edhe avionët falas, edhe trenat falas, na kujton tramin.

E kuptoj se kur gënjehemi një herë është faji i atij që na gënjeu – i Partisë Demokratike dhe delfinit të Saliut, i cili në atë kohë ishte Lulzim Basha – por, nëse vjen një delfin tjetër i Saliut me një gënjeshtër të radhës për të harruar se është person non grata dhe që Tirana kurrë nuk mund të qeveriset nga një forcë që është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, atëherë është faji ynë nëse gënjehemi nga ata që e dinë që nuk do i fitojnë zgjedhjet, por janë në garë të kapin ç’a të kapin dhe thonë një gënjeshtër të radhës. Unë nuk e bëj dot këtë dhe jam përgatitur që të hënën e datës 15 Maj të zgjohem dhe të qeveris Tiranën. Kjo do të thotë se nuk ia lejoj dot vetes që, për tre ose katër vota, të them marrëzi të tilla, që nuk ndodhin dhe nuk kanë logjikë ekonomike, por nuk do të votohen as nga qytetarët, sidomos pasi kanë provuar shijen e tramit, që nuk u materializua askund. Ndaj, dua të vazhdojmë me projekte që mund të realizohen”, sqaroi Veliaj.

Paraardhëse

Çfarë ndodhi në shtëpi? ‘Shpërthen’ Olta, kapet me banorin e ri

Pasardhëse

Ҫfarë ndodhi? Luizi refuzon ftesën e Jorit: Jam i martuar

Pasardhëse

Ҫfarë ndodhi? Luizi refuzon ftesën e Jorit: Jam i martuar

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.