• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Transparency International / Raporti i korrupsionit : Shqipëria dhe Kosova në fund të listës

27 January, 2016
në Aktualitet
0
Transparency International
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Transparency International / Raporti i korrupsionit :  Shqipëria dhe Kosova në fund të listës me Gabonin dhe Etiopinë

Më shumë se 6 miljard njerëz jetojnë në shtete ku korrupsioni është problem serioz.

Bangladeshi, është njëri prej 114 shteteve më të korruptuara në nivel të sektorit publik, shkruan Transparency International, transmetuar nga Lajme.al.

Fëmijët në Bangladesh, në vend se të shkojnë në shkollë, kalojnë ditët duke seleksionuar shishet, në një kompani reciklimi.Zyrtarisht, punësimi i fëmijëve është i ndaluar në Bangladesh. Jozyrtarisht, një peshqesh i paguar zyrtarit të duhur, mundëson përjashtime. Si çdo shfrytëzim, punësimi i fëmijëve mbetet realitet i hidhur në ambiente ku qytetarët janë të zënë nga varfëria dhe ku zyrtarët e korruptuar mund të paguhen. Kjo është veç njëra nga katastrofat e shkaktuara nga korrupsioni. Të tjerat përfshijnë trafik njerëzor, vdekja e fëmijëve, standarde të varfëra edukimi, shkatërrimi i ambientit dhe terrorizmi.

bangladeshi

Thënë thjeshtë, korrupsioni në sektorin publik është shumë më shumë se thjeshtë “para e humbur”. Bëhet fjalë për jetëra të tëra të shkatërruara të njerëzve.

Kosova dhe Shqipëria

Si rezultat i korrupsionit në nivelet më të larta shtetërore, vjedhja e burimeve natyrore, dhe monopolizimit të pasurisë kombëtare nga multinacionalet botërore dhe privatizimt të eger, qindra mijëra familje u detyruan të lënë shtëpitë e tyre për të kërkuar azil në shtetet perëndimore. Mëposhtë, shifrat e Transparency International .

 

Ilustrim: Varfëria në Kosovë
Ilustrim: Varfëria në Kosovë

 

Ilustrim
Ilustrim : Shqiptarët në kampet gjermane © 2015

Kjo është harta që tregon se korrupsioni është një problem global :

85% e vendeve në botë kanë problem serioz me korrupsionin. 10 nga shtetet e G20 janë të përfshira.

Shtetet e varfëra humbin 1 trilion dollarë çdo vit përshkak të korrupsionit.

Cilat shtete u përmirësuan, dhe cilat u përkeqësuan ?

Viti 2015 tregoi që njerëzit të cilët duan të punojnë së bashku, mund të luftojnë korrupsionin.

Disa shtete kanë treguar përmirësime të dukshme vitëve të fundit : Greqia, Senegali dhe Mbretëria e Bashkuar janë disa prej tyre që kanë treguar shifra të larta të përmirësimit që nga viti 2012.

Në anën tjetër shtete si: Australia, Brazili, Spanja dhe Turkia janë përkeqësuar dukshëm.

Brazili, njëra ndër to u godit nga skandali i Petrobras (gjiganti shtetëror i naftës), në të cilën politikanën janë raportuar të kenë marrë përqindje në tenderat dhe si shpërblim të përfitojnë kontrata në sektorin publik.

Qindra mijëra braziliane kanë humbur punën veçmë, përderisa ekonomia ka marrë teposhtëzën. Këta njerëz nuk i kanë marrë vendimet që çuan deri tek skandali, përkundrazi janë po këta njerëz që po i jetojnë pasojat.

Fakte për Petrobras :

  • Ka marrë 2 miljard dollarë në ryshfete, tendera dhe larje parash

  • Kanë humbur mijëra vende pune

  • Mbi një miljon njerëz protestojnë rrugëve

Vendet më të korruptuara në botë :

lowest

Që paralelisht do të thotë edhe 10 vendet më pak paqësore në botë.

Në Afganistan, miljona dollarë që janë marrë për ta rindërtuar shtetin, janë raportuar si të çuara dëm, ose të vjedhura, gjë që seriozisht fundos gjitha përpjekjeve për të ruajtur paqen.

Edhe aty ku s’ka konflikt të hapur, niveli i pabaazive dhe i varfërisë në këto vende janë shkatërruese.

Në Angola, 70% e popullatës jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Një nga 6 fëmijët vdesin para se ti mbushin 5 vjeç – duke e bërë atë shtetin më “vdekjeprurës” për fëmijët. Më shumë se 150 000 fëmijë vdesin çdo vit.

POR, jo edhe çdokush heq keq.

Isabel-dos-SantosMiljarderja më e re e  Afrikës, Isabel dos Santos bëri pasuri prej 3.4 miljard dollarësh si rezultat i zhvatjes së diamantit dhe bizneseve të telekomunikacionit. Është vajza e presidentit të Angolas.

Shtetet “e pastërta” në vendet e tyre janë  shkaktarët kryesorë të eksportimit të korrupsionin jashtë vendit të tyre

highest

Europa perëndimore del mirë në indeksin e korrupsionit: është kontinenti që ka 4 nga 5 shtetet më pak të korruptuara.

Por kjo nuk do të thotë që veç pse janë “të pastërt” në shtëpi, nuk janë të lidhur me korrupsionin jashtë vendit të tyre.

Merreni Suedinë për shembull. Është e 3ta në botë në indeksin e korrupsionit, por kompania Fino-Suedeze “TeliaSonera” – me 37% pronë shtetërore, është duke u përballur me akuza për faktin se ka paguar miljona dollarë në ryshfet, për të siguruar biznesin në Uzbekistan, i cili shtet është në vendin e 153të në indeksin e korrupsionit.

Kompania në fjalë, tani po i çon bizneset e veta në Azinë Qendrore, por Suedia nuk është shteti i vetëm “i pastërt” që është i lidhur me sjellje të dyshimta jashtë vendit, nënvizon Transparency International. Sipas studimeve tona, gjysma e shteteve tË OECD(së) dhunojnë për çdo ditë detyrimet ndërkombëtares sa i përket ryshfetit kompanive të tyre jashtë vendit.

Ja renditja e vendeve më pak të korruptuara sipas indeksit :

Index corruption

Ndërkaq,

Shqipëria dhe Kosova renditen si zakonisht në konkurencë me shtete totalitare si Gaboni,  Etiopia, Nigeria,  etj, më mbrapa se vendet e rajonit.

kosova shqiperia

korrupsioni

Përgatiti me shkurtime, Lajme.al

Paraardhëse

Horoskopi, e enjte 28 janar 2016

Pasardhëse

Qatar Airways planifikon fluturimin më të gjatë në botë

Pasardhëse
Qatar Airways

Qatar Airways planifikon fluturimin më të gjatë në botë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.