• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Transformim i territorit të kombinatit metalurgjik në park kombëtar industrial”, Rama në Elbasan: Pika që do të bashkojë Tiranën dhe Elbasanin

28 March, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Elbasan, u prezantoi sot projekti për transformimin e territorit të Kombinatit Metalurgjik në Park Kombëtar Industrial.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, prezantuan masterplanin që sipas tyre, do ta shndërrojnë zonën në epiqendër të inovacionit dhe zhvillimit, “me energji të pastër, prodhim të avancuar dhe teknologji të qëndrueshme”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ftoi bizneset që t’i bashkohen projektit. Sipas tij, ky park do të bashkojë Tiranën dhe Elbasanin dhe në vitet e ardhshme, do ta bëjë Elbasanin pjesë të metropolit të Shqipërisë.

“Qëllimi është të hyjmë në një fazë të re në transformimin e territorit të kombinatit metalurgjik në një park kombëtar industrial, i cili ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe për të cilin ne duam të mbështetemi në një aleancë me bizneset që janë këtu. Jo vetëm për zgjerimin tuaj, por edhe për të ndërtuar një koncept të ri në administratën e jetës së përditshme të këtij territori. Ne kemi angazhuar një numër të konsiderueshëm arkitektësh të huaj dhe vendas, ndër më të mirët, për të zbatuar masterplanin.

Këtu territori është i madh dhe ka vend për të imagjinuar shumë gjëra. Ideja do të jetë që ky park të jetë një destinacion për të gjithë. Ky park do të bëhet së bashku me motoparkun, pika që do të bashkojë Tiranën dhe Elbasanin dhe do ta bëjë Elbasanin pjesë të metropolit të Shqipërisë në dekadat e ardhme. Do të shkurtohen distancat. Që të vish të punosh këtu distanca është po aq ose dhe më e shkurtër se koha nga një anë e Tiranës në tjetrën. Këtu ka potencial për të hapur kryeqytetin, dhe për t’i dhënë një energji të re. Parku i Kombinatit dhe Automotoparku, që nuk është vetëm për Formula 1 që është tre ditë në vit, por do të jetë një destinacion i përditshëm për sigurinë rrugore, sipas modeleve më të mira që ka sot Europa, falë edhe partneritetit me qendrat e sigurisë rrugore në Austri.

Ne duam që kjo rrugë të nisë nga ju, nga planet tuaja, çfarë planesh keni për zgjerimin, cilët prej jush kanë plan të zgjerohen në mënyrë që këto të dhëna t’i përfshijmë në bazën e të dhënave për të kaluar te realizimi i masterplanit. Jo vetëm biznes, por edhe kulturë, edhe sport, edhe argëtim për fëmijët. Shpresoj shumë në këtë bashkëpunim”, u shpreh Rama.

Paraardhëse

Tërmetet e frikshëm në Mianmar dhe Tajlandë, Viktimat nxirren nga rrënojat, konfirmohen 11 të vdekur

Pasardhëse

Rama “thumbon” Bashën: Ti s’do që mileti ta marrë vesh dashurinë tonë, por më foli zemra

Pasardhëse

Rama “thumbon” Bashën: Ti s’do që mileti ta marrë vesh dashurinë tonë, por më foli zemra

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

Nga lajme2
30 September, 2025
0

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të...

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

25 September, 2025

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.