• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tragjedia në familjen Lala, rrëfen mes lotësh momentet e tmerrit: Mbijetesa e Ramës shpresë për familjen, ç’më tha në spital (VIDEO)

2 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ende nuk kishte zbardhur e marta e 26 nëntorit, kur Indrit Markja, nipi i familjes Lala, të cilës tërmeti shkatërrimtar iu mori jetën 8 pjesëtarëve të saj, u zgjua nga një telefonatë. Një zë nga Shqipëria, i tha se shtëpia trekatëshe e dajave të tij në ish Kënetë ishte shkatërruar nga lëkundjet dhe nëntë të afërmit e tij kishin mbetur nën rrënoja.

“Na erdhi një telefonatë dhe na tha se shtëpia e nënës është shembur. Kam dëgjuar mamin duke qarë. Jam ngritur dhe direkt jam nisur për në Aeroportin e Romës, për të ardhur për këtej”,- tha Indriti.

Mes lotësh, Indriti, i rritur në Itali, rrëfen t merrin që përjetoi kur u gjend pranë banesës së shkatërruar.

“Është e paimagjinueshme, nuk ka shpjegim, duke e ditur çfarë kishte aty brenda, ishin kalamajtë e dajës, daja, nëna, dhe goca e dajës.”, -pohoi ai.

Shtatë ditë më vonë nga e marta e kobshme, nipi i familjes thotë se ata kanë humbur shumë, por fakti që tr agjedisë i mbijetoi Rama, djali i njërit prej dajave, është një dritë shprese për ta.

Ai na rrëfen takimin me 17-vjeçarin në spitalin e Traumës dhe arsyet përse e shmangte bisedën më te, për çfarë kishte përjetuar adoleshenti nën rrënoja.

“Ai është i te rrorizuar, sepse edhe kur vajta unë në Tiranë kur e takova po binte akoma tërmet. Ai thoshte ‘tërmet, largohuni, largohuni’. I thoja që ‘po e lëviz unë krevatin’, ai më thoshte ‘mos e prek as ti atë krevat’. Është shumë i te rrorizuar, ndaj e çuam në Itali.”, tha Indriti.

Por a shpresoi Indriti se veç Ramës, mund t’ja dilnin dhe të tjerët të mbijetonin?

“Shpresën e kam pas gjithmonë. Në momentin që humba avionin, po shikoja live lajmet, duke pritur. Edhe pse zemra më thoshte se është e vështirë, por shpresa kam patur. Edhe kur erdha këtu bashkëpunova me zjarrfikëset italiane, duke ditur projektimin e shtëpisë”, rrëfen Indriti.

Pas tragjedisë, pjesëtarët e familjes dibrane janë strehuar në banesat sociale në Shkozë, por nipi i tyre thotë se po mendojnë ti tërheqin ata drejt Italisë, të paktën Albertin, dajën që humbi të gjithë familjen.

“Që ditën e parë që kam ardhur I kam qëndruar afër dajës. Se me të jam rritur, ai ka qenë në Itali, rrinte me ma. Jam shumë I lidhur me të. Që do të ndërtojë shtëpi tjetër këtu, nuk e besoj, është e pamundur. Sigurisht që do ta marr, nuk do ta lëmë vetëm, sepse ai ka nevojë për ne”, theksoi nipi i familjes Lala.

Nga vila trekatëshe e familjes Lala, nuk ka mbetur më asgjë. Në rrënoja gjen këpucët dhe djepin e Dionisit, kukullat e motrës binjake, Dionisës, librat e Emilios dhe Amelas, rrobat e Marjetës. Nëna bashkë me 4 fëmijët nuk mbijetoi dot, sikurse fatkeqësisht nuk ja dolën as nëna e familjes Sahadetja, i biri iliri dhe mbesa Grisilda./BW

VIDEO:

Paraardhëse

Të zhvendosur nga vendi pas tërmetit, vjen lajmi i madh nga Kosova për fëmijët shqiptarë

Pasardhëse

E gjeti shtëpine e shkatërruar nga tërmeti, mbrojtësi shqiptar: Duhet të ringrihemi

Pasardhëse

E gjeti shtëpine e shkatërruar nga tërmeti, mbrojtësi shqiptar: Duhet të ringrihemi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.