• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Tragjedia me 72 viktima, Zbulohet shkaku i zjarrit vdekjeprurës në kullën e famshme

4 September, 2024
në Botë
0
139
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ka përfunduar hetimi shumëvjeçar për shkakun e tragjedisë në Kullën Grenfell në perëndim të Londrës, ku 72 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit. Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjësit të 14 qershorit 2017 në pallatin 24-katësh, i cili u përhap nga kati i katër dhe më pas përfshiu katet e tjera brenda 14 minutave.

Një raport i mëparshëm i grupit hetimor në vitin 2019, zbuloi se një defekt elektrik në një frigorifer në një banesë të katit të katërt, shkaktoi zjarrin. Por përhapja e shpejtë e zjarrit nga konstatimi i fazës së parë të të njëjtit hetim i atribuohet izolimit joadekuat të objektit. Veshja e jashtme relativisht e lirë, e përbërë nga një material i djegshëm, ishte instaluar disa kohë përpara zjarrit. Raporti i komisionit të drejtuar nga ish-gjyqtari Sir Martin Moore-Bick tashmë u është dhënë të mbijetuarve dhe të afërmve të viktimave, të cilët bëjnë thirrje për “përgjigje dhe drejtësi”.

Zbulimi nuk ka fuqi ligjore-penale, por mund të përdoret nga Policia Metropolitane, e cila po kryen atë që është përshkruar si “hetimi më kompleks policor në historinë britanike”. Dëshmitë u mblodhën gjatë 415 ditëve dhe ndodhen në një magazinë në Londër, në një sasi që do të mbushte 25 autobusë dykatësh. Ndërkohë, e njëjta veshje e papërshtatshme është gjetur që atëherë në 4,613 ndërtesa të larta të Britanisë, ku puna e zëvendësimit ka filluar në më pak se gjysmën.

Policia britanike ka thënë se 58 persona dhe 19 firma dhe organizata janë nën hetim për vepra të mundshme penale. Ato mund të përfshijnë vrasje të korporatës, vrasje të rëndë nga pakujdesia, mashtrim, shkelje të sigurisë dhe sjellje të pahijshme në një zyrë publike. Familjarët e viktimave thanë se ishin të pakënaqur që ndjekjet penale mund të ishin vonuar.

“Kjo për shkak të hetimit, të cilin ne nuk e kërkuam dhe nuk na pyetën. Zëri ynë nuk u dëgjua. Nuk na u dha zgjedhja dhe nuk i dinim pasojat dhe ndikimin në të drejtën tonë për drejtësi.” tha Hisam Choucair i cili humbi gjashtë anëtarë të familjes.

“E vetmja gjë që ka rëndësi për ata prej nesh që humbën të afërmit tanë është drejtësia,” tha Choucair, nga grupi Grenfell Next of Kin që përfaqëson familjet e 34 viktimave.

Paraardhëse

Sa do të jetë rritja e pensioneve dhe kush përfiton më shumë, eksperti flet me shifra

Pasardhëse

Zbulohet data, ja kur hynë në fuqi sistemi i ri i kontrollit të pasaportave në BE

Pasardhëse

Zbulohet data, ja kur hynë në fuqi sistemi i ri i kontrollit të pasaportave në BE

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.