• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Topalli vlerëson 14 majin: Fushata më e veçantë në jetën time, sfidë kundër përpjekjeve për ta lënë PD-në jashtë zgjedhjeve

15 April, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Jozefina Topalli, një figurat kryesore të Partisë Demokratike, që nga krijimi i saj, po merr pjesë në çeljen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore të 14 majit, në stadiumin “Air Albania”.

Ajo u shpreh se këto nuk janë thjesht zgjedhje lokale, po thellësisht politike si një përpjekje e jashtëzakonshme për të rikthyer pluralizmin dhe për të pasur një opozitë të vërtetë.

“Në fakt, është hapja e një fushate më të veçantë që kam përjetuar në jetën time, për të gjitha arsyet historike të zhvillimeve të fundit, është së pari një sfidë e madhe ndaj përpjekjeve për ta lënë PD-në jashtë këtyre zgjedhjeve, është një përgjigje fantastike e qytetarëve, e demokratëve kundër të gjithë atyre që i morën vulën dhe emrin në një përpjekje që… Por edhe një festë për të gjithë kandidatët, të cilët në shumicën e tyre janë përfaqësues dinjitozë, me dinjitet dhe shumë të respektuar në zonat e tyre.

Sigurisht, këto nuk janë thjesht zgjedhje lokale, kanë një dimension të thellë politik si një përpjekje e jashtëzakonshme për të rikthyer pluralizmin dhe për të pasur një opozitë të vërtetë, që nesër, pas dy viteve, të jetë në qeverisje, që të ndryshojë çdo gjë në jetën politike, ekonomike, sociale të vendit. në mënyrë të veçantë të ndalë fluksin e madh të shpopullimit. Dhe këtu do të them se ka shumë arsye për të cilat shqiptarët duan që të ndryshojnë qeverisja, qeveria etj. por arsyeja më e madhe është largimi i të rinjve e t’u them një gjë: Elon Musk, para pak ditësh, kur pa të dhënat e uljes së lindshmërisë së Italisë, tha: “Ky vend po zhduket”!

Dhe unë po them të njëjtën gjë për analogji në vendin tonë, se këtu kushtet janë edhe shumë më të rënda: Vendi ynë do të zhduket nëse ne nuk do të bëjmë ndryshimin! Dhe sot është një përgjigje e shkëlqyer e pjesëmarrjes së qytetarëve, e njerëzve, e demokratëve dhe gjëja më e bukur është se unë shoh prindër, nëna, baballarë edhe me fëmijët e tyre për dore si një mesazh i rëndësishëm për të thënë se unë mendoj që këta fëmijë të mos ikin nesër, po të ndryshojmë situatën që ata të jetojnë këtu”,- u shpreh Topalli.

Paraardhëse

Tjetër zarf në shtëpinë e ‘BBV’, banorja që u dërgua automatikisht në nominim

Pasardhëse

Flet dedektivja Shkënda Lili: Ky është vendi që shqiptarët tradhtojnë më shumë

Pasardhëse

Flet dedektivja Shkënda Lili: Ky është vendi që shqiptarët tradhtojnë më shumë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.