• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Topalli: Në 25 prill qytetarët shqiptarë duhet të rrëzojnë me votë kryeministrin dhe kreun e opozitës, Basha e ka çuar PD në zgrip

25 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, e cila tashmë ka marrë drejtimin e partisë më të re, Lëvizja për Ndryshim ka vijuar edhe ditën e djeshme me akuzat dhe sulmet në adresë të kryetarit të Partisë Demokratike.

Gjatë një prononcimi për mediat, ish-kryeparlamentarja akuzoi kryedemokratin Basha se e ka çuar PD-në në zgrip, ndërsa ftoi qytetarët shqiptarë që në zgjedhjet e 25 prillit të largojnë me votë kreun e opozitës dhe kryeministrin Edi Rama.

“Ajo që ka ndodhur në Shqipëri, kudo që të ndodhte, sigurisht që do të kishte një reagim dhe reagimi më normal është protesta. Protesta është gjuha e atyre që nuk dëgjohen, është gjuhë kundër atyre që veprojnë në kundërshtim me çdo ligj të botës. Ndoshta protesta që ndodhi në Tiranë ishte përtej asaj që filloi fillimisht, nëse bën diagnostikimin e situatës politike, ekonomike, sociale, shtuar pastaj krizën e pandemisë që është në shkallë globale, ka një mijë arsye për të pasur protesta dhe për të kundërshtuar këtë mënyrë qeverisje të papërgjegjshme. Është gjëja më normale që të kërkosh largimin e kryeministrit, por jo vetëm. Në situatën në të cilën jetojmë, duhet larguar kryeministri, kryetari i opozitës dhe gjithë ato që përdorin herë shantazhe e pazare me kryeministrin”, deklaroi ajo.

Por teksa pritet që në zgjedhjet e 25 prillit, të kandidojë nën logon e “Lëvizja për Ndryshim”, e cila thotë se përfaqëson gjithë ata demokratë që nuk përfaqësohen nga PD, në fjalën e saj Topalli thumboi edhe Bashën duke thënë se qëllimi i tij ishte agjenda e tij familjare ekonomike.

“Po përpiqem të përfaqësoj ata që ishin në PD dhe që nuk përfaqësohen më. Përpiqem të identifikoj ata që kanë besuar në një forcë demokratike. Përpiqem të mbroj çdo parim e vlerë për të cilën kam punuar 20 vite, me një emër tjetër, por me të njëjtat parime. Nuk jemi si 30 vite më para dhe spektri politik e as unë nuk jam ajo që isha. Lëvizja për Ndryshim është një instrument që shqiptarët do të protestojnë, por edhe alternativë që të fillojmë e të hapim një kapitull të ri. Unë nuk e llogaris më atë (Bashën) që ka mbajtur Ramën në qeveri. Në përgjithësi ka pasur një qëllim, agjendën familjare ekonomike dhe unë e refuzoj me çdo gjë këtë agjendë, nuk është ajo që unë mendoj se duhet ti afrohet Shqipërisë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim akuzoi kreun e PD, Lulzim Basha se është garancia e vetme që Rama ka qenë tetë vite në pushtet, ndërsa theksoi se ndien keqardhje që Partia Demokratike po tkurret si parti dhe i ka mbetur vetëm sigla. Sipas Topallit, Basha është arma që Rama do të përpiqet të marrë mandatin e tretë. “Ajo nuk është më Partia Demokratike, ajo ruan vetëm dy gërmat, siglën e PD”, nënvizoi kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli.

Paraardhëse

Hajdari bën deklaratën “bombë”: Adriatik Llalla kanceri i Prokurorisë

Pasardhëse

Moti merr kthesën e madhe! Parashikimi i kohës për ditën e sotme, mësoni zonat që do të përfshihen nga reshjet e shiut

Pasardhëse

Moti merr kthesën e madhe! Parashikimi i kohës për ditën e sotme, mësoni zonat që do të përfshihen nga reshjet e shiut

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.