• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Topalli mbështet “Foltoren” e Berishës: Është një lëvizje politike e domosdoshme

28 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
92
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli dje ka shprehur hapur mbështetjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe “Foltores” që ai aktualisht është duke organizuar nëpër qytetet e Shqipërisë. Topalli u shpreh se u ka paraprirë qëndrimeve të “Foltores” këto 10 vitet e fundit teksa e quajti lëvizje të rëndësishme politike dhe e domosdoshme. Ajo tha se sjell energji, pozitivitet dhe zgjim të jashtëzakonshëm. Sipas saj, ky zgjim mund të largojë kreun demokrat Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama pasi vendi ka nevojë për një lidership të ri në këtë situatë kritike që ndodhet.

“Në fakt i kam paraprirë “Foltores” me të gjitha qëndrimet gjatë 10 viteve të fundit. Në njëfarë mënyre kemi mbjellë bashkë me kolegët e tjerë, tharmin e asaj që është shpalosur sot në atë që quhet “Foltore”, por që është një lëvizje politike e domosdoshme. Është një reagim, një energji, një pozitivitet, një zgjim i jashtëzakonshëm që mund të bëjnë të mundur që duke larguar Lulzim Bashën, të largojmë Edi Ramën, sepse vendi ynë është në një moment të vërtetë kritik dhe ka nevojë për një lidership të ri”, tha Topalli.

Ish-kryeparlamentarja deklaroi se nuk ka asnjë synim apo qëllim për të kandiduar përballë Berishës apo të mendonte postin e presidentes, pasi presidenti Ilir Meta të largohej nga posti. Për ish-kreun e Lëvizjes për Ndryshim ka rëndësi rithemelimi i Partisë Demokratike, rikthimi tek vlerat e qendrës së djathtë duke angazhuar njerëz me standarde të larta. Ajo u shpreh se kreu demokrat Lulzim Basha është një nga njerëzit që e ka shitur opozitën për interesat e tij personale e familjare si dhe financiare.

“Për të larguar, e cila e ka çuar nga disfata në disfatë, për të larguar njeriun, i cili e ka shitur opozitën për interesat financiare të tij, personale dhe të familjes së tij”, deklaroi Topalli.

Po ashtu Topalli komentoi edhe vetingun në politikë, një nga propozimet e kryedemokratit Basha. Ajo u shpreh se propozimi për ndryshimin e Kushtetutës për vetingun e politikanëve është thjesht blof i Bashës për të larguar vëmendjen nga lëvizja për reformimin e plotë të PD.

Paraardhëse

Nuk ka qetësi për Greqinë, tërmeti ‘zgjon’ në panik qytetarët, ja ku ishte epiqendra

Pasardhëse

PD kërkon të ngrihet komision i posaçëm për reformën zgjedhore, Rama bie dakord dhe kërkon të procedohet pa vonesa

Pasardhëse

PD kërkon të ngrihet komision i posaçëm për reformën zgjedhore, Rama bie dakord dhe kërkon të procedohet pa vonesa

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.