• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Top Media i përgjigjet ‘flakë për flakë’ shantazhit të sajuar të Edi Ramës dhe e nxjerr blof kryeministrin

2 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
364
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në mëngjes, para nisjes në Berlin, me një Twitter, ku akuzonte emisionin ‘Inside Story’, me titull “Grabitja e fondeve publike”, për shantazh në kërkim të fondeve.

Reagimi i Kryeministrit vjen si një seri sulmesh ndaj Top Channel, pas transmetimit të disa kronikave shqetësuese për publikun, siç është rritja e energjisë elektrike, rritja e naftës, largimi i të rinjve, taksimi i bizneseve etj.

Për ta bërë më të besueshme për publikun, në reagimin e tij të fundit, Kryeministri Rama nxorri vetëm një faqe të një dokumenti, të dalë nga konteksti.

Top Media sqaron se ky dokument është pjesë e projekteve që Fondacioni “Dritan Hoxha”, aplikon prej 15 vitesh në institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare, që kanë për qëllim promovimin, advokimin e vlerave të vendit tonë dhe virtyteve të shoqërisë tonë.

Kjo ka ndodhur në dhjetra projekte që ka zbatuar Fondacionin “Dritan Hoxha”, duke nisur nga Ministria e Kulturës, DPSHTRR, Bashkimi Europian, Bashkia Tiranë dhe bashki të tjera në vend etj. Sëfundmi Top Media po zhvillon promovimin e bizneseve Start-up, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Rinisë. Dhe ky projekt nuk po transmetohet nën efektet e shantazhit, por po i jepet hapësirë të rinjve që të aplikojnë në iniciativa të reja biznesi.

Duhet theksuar, se asnjë nga fondet e aplikuara në institucione, nuk përdoret për financim nga Top Channel, por ato shpenzohen vetëm për realizimin e programit dhe promovimin e vlerave.

Top Media ka qenë e hapur për të promovuar gjithashtu çdo thirrje të institucioneve, që i shërbejnë interesit publik. E tillë është thirrja më e fundit e Ministrisë së Energjisë, ku nëpërmjet spoteve të sponsorizuara bënte thirrje për kursimin e energjisë. Këto spote publicitare, nuk e kanë ndalur Top Media që të pasqyrojnë shqetësimin masiv të publikut për rritjen e çmimit të energjisë.

Por, le të kthehemi te projekti i AZHBR, për të cilin Kryeministri Rama intimidoi Top Channel dhe emisionin Inside Story.

Për hir të transparencës, ne po bëjmë publike, dokumentin e plotë dhe jo të copëzuar. Dokumenti është pjesë e një projekti të aplikuar nga Fondacioni “Dritan Hoxha” pranë institucionit të AZHBR. Ky projekt ka si qëllim promovimin e produkteve bio shqiptare, reklamimin e fermave shqiptare, dhe rritjen e turizmit rural. Ky projekt i quajtur “Bio Albania”, nuk ishte marketing për AZHBR, por për bizneset shqiptare, në mënyrë që të thithen sa më shumë investime në sektorin bujqësor.

Pjesë e projektit ishte dhe transparenca e fondeve të AZHBR, për të cilin institucioni u kujdes që ta jepte duke nxjerr në publik aplikimin e projektit, që është krejtësisht ligjor, i protokolluar dhe i dokumentuar.

Ndryshe, emisioni i djeshëm Inside Story, tregoi se fondet publike të AZHBR janë shpërdoruar dhe shpesh u janë dhënë njerëzve me lidhje politike. Emisioni tregoi se një fermer i thjeshtë nuk mund të përfitojë asnjë qindarkë nga fondet IPARD dhe AZHBR.

Do të ishte e udhës, që reagimi i Kryeministrit të ishte për faktet konkrete të emisionit, dhe jo të lëshonte një shashkë për të denigruar misionin e Top Medias dhe stafit të saj.

Së fundmi, ndërmjet shantazhit të sajuar të Kryeministrit Rama dhe të vërtetës, e vendos vetëm publiku… e vendosin ata fermerë që largohen dita ditës nga Shqipëria.

Paraardhëse

Alimehmeti zyrtarizon kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Pasardhëse

Endrit Shabani i përgjigjet menjëherë Belind Këlliçit: Mamaja e tij vinte e na bënte presion

Pasardhëse

Endrit Shabani i përgjigjet menjëherë Belind Këlliçit: Mamaja e tij vinte e na bënte presion

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.