• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhen përgjimet: “Babalja” do merrte 200 mijë euro, Alfred Alizoti pranon se u shtir si vëllai i Fatmir Xhafajt (VIDEO)

8 October, 2018
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prokuroria zbulon përgjime të cilat tregojnë se si i ashtuquajturi “dëshmitari X”, komunikon në telefon me Fredi Alizotin, që në audio-përgjim shtirej si Agron Xhafaj.

Përgjimet janë pjesë e fashikullit hetimor dhe përkojnë me kohën kur “dëshmitari X”, Albert Veliu, kishte aplikuar për azil politik në Kosovë.

Në 6 qershor, zhurma politike po kryqëzonte ministrin e Brendshëm dhe kur Albert Veliu gjendej në Kosovë, ai flet me Fredi Alizotin për çështje lekësh dhe për likuidim të punës së bërë.

Aktori tregon se kishte takuar person tjetër për të cilin Albert Veliu i thotë që t’i kërkojë pagesën.

Fredi Alizoti: E takova. Jo këtej, jo andej, jam keq, po dridhej.

Albert Veliu: Ore, thuaji, bëj likuidimin që kemi lënë thuaj, kaq asgjë në botë. O Fredi vëlla, se me atë s’kam lidhje fare kontakti. Besomë, se jam në azil.

Për shpirt të plakës. Unë flas me anë të tjetrit me kosovarin. Thuaj, o vëlla më bëj likuidimin, si e lamë, thuaj.

Në të njëjtën ditë, Alizoti dhe “Babalja” flasin sërish, ku ky i fundit e vë në dijeni se e kishin mbajtur katër orë dhe e kishin pyetur. Por pjesa më e rëndësishme është biseda që Alizoti bën me numrin 974 në 12 qershor. Aty, Alizoti tregon se ka bërë rolin e Agron Xhafës.

Fredi Alizoti: Ai muhabeti jam unë. E kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i atij, e ke parasysh?

Dëgjon, bëra sikur isha vëllai i atij?

Do merrnim nga një qindshe për njeri, dyqind përnjëherë.

Ai më tha mua do marrim njëqindshe. Unë i thashë mirë një qindëshe, i thashë nëm një 20- tëshe, e kupton vëlla, asnjë 20, asgjë, iku ky muhabet.

Gjatë muajit qershor, Alizoti shfaqet i shqetësuar dhe telefonon shpesh, jo vetëm sepse nuk po merrte shumën e premtuar për aktrimin, por edhe sepse madiat po shkruanin për arrestime.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se në 3 biseda, Alizoti pranon qartësisht se ishte aktori që bëri zërin e ministrit të Fatmir Xhafaj dhe se ai shprehet i zhgënjyer që Albert Veliu nuk i kishte dhënë paratë.

Nga analiza e tabulateve rezulton se përpara se të publikohej audio-përgjimi, fillimisht Albert Veliu ka kontaktuar me Ervin Salianjin në datën 20 tetor të vitit 2017 dhe më 21 tetor 2017, ai ka vendosur kontakt edhe me gazetarin Jetmir Olldashi.

Video:

Paraardhëse

Veliaj zbulon emrin e veçantë të djalit: Si quhet “tironsi më i ri në qytet” (FOTO)

Pasardhëse

Balla i publikoi fotot, ja kush është trafikanti i drogës që shfaqet përkrah Bashës dhe Berishës (FOTO)

Pasardhëse

Balla i publikoi fotot, ja kush është trafikanti i drogës që shfaqet përkrah Bashës dhe Berishës (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.