• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tomini tregon si do veprohet me hapjen e shkollave dhe sqaron si do bëhet gjurmimi i rasteve të dyshuara për Covid-19

24 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Specialistja e ISHP, Eugena Tomini sqaroi procedurat që do të ndiqen për hapjen shkollave. Tomini theksoi se nga klasa e parë deri në të pestën rekomandohet mbajtja e maskave gjatë orëve të mësimit, ndërsa në klasat më lartë maska do të jetë e detyrueshme.

Gjithashtu, Tomini theksoi se do të ruhet distanca prej 1.5 metra mes nxënësve, do të ketë dezinfektantë në çdo klasë, si dhe do të izolohen menjëherë rastet e dyshuara dhe kontaktet e tyre.

Pjesë nga intervista:

Cfarë i pret fëmijët, si arritët në marrjen e këtij vendimi?

Eugena Tomini: Duke vlerësuar ecurinë e rasteve pozitive në grupmoshën nga klasa e parë deri në gjimnazë, që i përket një numri shumë të ulët, vendosëm të nisim vitin shkollor. Edhe karantina, ndarja e tepërt për shumë muaj, bënë që të merrnim këtë vendim. Nga klasa e parë deri në klasë të pestë është rekomanduar mbajtja e maskës në orët e mësimit. Do ketë orë mësimore jashtë ambienteve të klasës. Grupi tjetër, nga klasa e pestë deri në gjimnazë do të mbajnë në mënyrë të detyrueshme gjatë gjithë aktivitetit mësimor dhe jo vetëm maskën. Sa i përket distancës do të jetë jo më pak se 1.5 metra.

Sa do arrijnë ta ruajnë distancën nxënësit?

Duhet të angazhohen të gjitha strukturat. Janë mësuesit si një fytyrë unike, sidomos në klasat e fillores. Duhet pak durim, është një eksperiencë që e përballëm edhe me cerdhet, provimet e gjimnazit. Ndërgjegjësimi në klasat e para, të dyta e të treta, nuk do të jetë si në klasat më lart, por duhet pak durim nga mësuesit.

Dyert e shkollave do të mbyllen në mëngjes dhe nuk do të hapen më për të hyrë prindërit… Do matet temperatura e nxënësve, cfarë do bëhet nëse do ketë ndonjëri temperaturë të lartë?

Janë disa skenarë që do të bëhen të ditur në momentin e duhur. I takon Ministrisë së Arsimit vendimi. Sa i përket temperaturës, një fëmijë që ka temperaturë në shtëpi nuk do të niset fare për në shkollë. Nëse ndodh në ambientet e shkollës, sigurisht që do të lokalizohet dhe do të njoftohet prindi menjëherë për ta marrë fëmijën e për të vijuar zinxhirin e nxjekes së rastit të dyshuar.

Po formulari nga prindërit pse është i nevojshëm?

Për vetë faktin që një fëmijë të mos vijë në shkollë, nëse është rast kontakti të infektuari.

Si mund të ruhet distancimi i mësueve me nxënësit, sidomos të klasës së parë, kur duhet t’iu mbajë dorën për të shkruar?

Mësuesi është shumë e rëndësishme të jetë afër nxënësve, por kemi disa elementë, që të gjithë mësuesit nuk do të heqin maskën, pavarësisht distancës. Sigurisht elementët dezinfektantë do të jenë në cdo klasë.

A keni frikë se dicka mund të shkojë jo mirë dhe të kemi përhapje masive të virusit?

Parashikimet janë pjesë e punës sonë. Deri në daljen e vaksinës janë këto masa. Edhe nëse do të infektohet një numër i caktuar, do të izolohen dhe do të ndiqen të gjitha kontaktet. Do të mbetet nën vëzhgimin dhe nën alertin e të gjitha strukturave vendore.

Kur të vijë gripi i stinës, mos do të ketë përplasje me koronavirusin në organizëm?

Ky është një vit shumë i vështirë, edhe sa i përket gripit dhe Covid njëkohësisht. Program kombëtar i vaksinimit dhe institucionet e shëndetësisë janë në punë intensive për të vënë në dispozicion vaksinën e gripit sa më shpejt. Do të kemi një lloj mbrojtje kundrejt gripeve që kanë qenë dhe më parë. Do të ketë një impakt pozitiv sa i përket gripeve. Bashkëpunimi me prindërit është i domosdoshëm. Është një ndërgjegjësim i të gjithëve. Është shumë e rëndësishme të jemi të kujdesshëm për shëndetin.

Po me fakultetet cfarë do të bëhet?

Është drejt finalizimit edhe grupi i punës për universitetet dhe shumë shpejt edhe studentët do të qartësohen.

Paraardhëse

“Në Shqipëri të gjithë Presidentët duan të bëhen kryetarë”, Astrit Patozi ‘i përvishet’ Metës

Pasardhëse

Lëvizja e fundit në QSUT, reagon epidemiologu Ilir Alimehmeti: Ky është një vendim negativ

Pasardhëse

Lëvizja e fundit në QSUT, reagon epidemiologu Ilir Alimehmeti: Ky është një vendim negativ

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.