• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tomini: Ka rritje të të shtruarve në spital, duhet ndërgjegjësim nga ana e popullatës

23 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edhe pse numri i të infektuarve ka rënë ndjeshëm ditët e fundit krahasuar me atë të disa ditëve më parë ku arriti deri në 82 raste në ditë, vijon që numri i të shtruarve në spital të jetë i lartë. Eugena Tomini, Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, deklaroi se është shtuar numri i personave të shtruar në spital me Covid-19.

“Kemi 10 raste në terapi intensive, që është një numër i lartë. Gjithsej, kemi 78 të shtruar, që përkon me një situatë që ne e konsideronim pikun në mars. Është zgjeruar edhe grupmosha e të shtruarve, sot janë të shtruar edhe persona të moshës 30-40 vjeç”, – deklaroi Tomini gjatë një interviste televizive.

Shefja e Survejancës, u shpreh se rritja e numrit të testimeve ka lidhje me zgjerimin e kontakteve gjatë 24 orëve. Ajo sqaroi se gjatë kohës që popullsia ishte në karantinë, pra ishte e izoluar, si pasojë kontaki fizik ishte minimal andaj dhe testimet ishin më të pakta.

“Në kohën e karantinës kishim kontakte minimale dhe kjo reflektohej në testimet e atyre javëve. Sot, kontaktet janë më të shumta dhe të zgjatura në kohë dhe rrjedhimisht janë rritur edhe testimet”, – u shpreh Tomini.

Më tej Shefja e Survejancës bëri thirrje për qytetarët që të tregojnë me tepër ndërgjegjësim. Ajo tha se çdo person që është pozitiv edhe pse mund të jetë pa simptoma, pra asimptomatik përbën rrezik për familjarët. Në fakt kjo është një temë që ka krijuar shumë debat edhe pas deklaratave jo të qëndrueshme të OBSH, e cila njëherë deklaroi se asimptomatikët mund të përhapin virusin dhe më pas deklaroi se nuk është e sigurt.

“Duhet ndërgjegjësim nga e gjithë popullata. Çdo person i rezultuar pozitiv edhe pse pa simptoma, përbën rrezik për familjarët dhe të gjithë kontaktet e tij. Duhet ndjekur karantinimi dhe distancimi fizik. Gjithashtu, në ambiente të mbyllura, duhet mbajtur maskë”, – nënvizoi Tomini.

Sakaq kur u pyet nëse publikimi i emrave të personave të infektuar do të ndihmonte në uljen e përhapjes së infeksionit, Tomini tha se elementet e konfidencialitetit janë shumë të rëndësishëm.

“Elementet e konfidencialitetit janë shumë të rëndësishëm për sa i përket sëmundjeve infektive. Ka shumë persona të sëmurë në vendin tonë, me sëmundje të tjera ngjitëse, që mbrohen nga ligji për të drejtat individuale”, – tha Tomini.

Paraardhëse

Mbetet pa fjalë Rudina Magjistari gjatë emisionit, Mariana Kondi i zbulon një sekret që kishte të bënte më të

Pasardhëse

Manjani e lëshon gojën keq dhe tregon përballjen me kolegët e tij politikanë: Ne e bëmë njeri atë! Ia dimë pisllëqet

Pasardhëse

Manjani e lëshon gojën keq dhe tregon përballjen me kolegët e tij politikanë: Ne e bëmë njeri atë! Ia dimë pisllëqet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.