• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tom Doshi i përgjigjet ambasadores Kim: Jam mbështetës i madh i SHBA

27 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
75
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Social Demokrate ka reaguar dje ndaj thirrjeve të ambasadores amerikane Yuri Kim. Dy vjet më parë Doshi u shpall “non grata” nga Departamenti i Shtetit si person i kor.ruptuar, ndërsa javët e fundit ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim i ka bërë thirrje KQZ që të mos pranojë në garë partinë e tij. Pothuajse çdo ditë Kim ka kërkuar që Tom Doshi të mbetet jashtë Parlamentit, ndërsa ky i fundit ka reaguar ndaj saj vetëm ditën e djeshme. Gjatë prezantimit të kandidatëve në Tiranë për partinë që drejton, Doshi deklaroi se në të vërtetë ai është mbështetës i madh i Amerikës.

Ndërsa ka theksuar këtu se, ka qenë në mbështetje të plotë në kohën kur SHBA insistonte për reformën në drejtësi deri në momentin që reforma u votua në Parlament. Madje, sipas Doshit, ai ka qenë një nga aktorët kryesorë që ka kontribuar për miratimin e reformës në drejtësi, prandaj dhe e quan të kotë faktin që po ai ak.uzohet për kor.rupsion të lartë shtetëror.

“Po citoj Papën se korrupsioni është si lebra që të sëmur dhe vret shpresën. Jam një mbështetës i SHBA. Kam qenë mbështes që në 1991. Puna më e madhe që SHBA ka bërë për shqiptarët është reforma në drejtësi dhe te kjo reformë unë jam njeriu kyç që kjo reformë kaloi në Parlament. Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do të jetë forcë e tretë politike në këto zgjedhje”, deklaroi ai.

Ndërsa me plot bindje është shprehur se nuk ka frikë nga e vërteta dhe as nga gara, sepse partia e tij do të përfaqësojë më së miri dhe me pastërti të plotë votuesit e saj. Ndër të tjera, Tom Doshi tregoi se edhe ai vetë e ka në merak luftën ndaj korrupsionit. Madje, tha se, PSD ka si qëllim të eliminojë korr.upsionin dhe t’u kthejë shpresën qytetarëve pa korr.upsion dhe pa dallime.

“Shqetësimi më i madh është korrupsioni. Partia Social Demokrate është parti e qendrës, përfaqësojmë të majtë e të djathtë, të persekutuar, komunistë. Slogani është “na jepni besimin t’u kthejmë shpresën”. Shqiptarët janë pa shpresë. Jemi e vetmja shpresë për këta njerëz që kanë humbur shpresën”, theksoi ai. Sipas Doshit, asnjë nga anëtarët e partisë së tij dhe as ai vetë nuk janë përfshirë në afera korruptive, prandaj nuk duhet të mbajnë përsipër akuza të tilla. Për të mbështetur këtë deklaratë ai ka marrë si shembull njërin nga kandidatët e tij, i cili është mjek dhe u bën falas testet e koronavirusit pacientëve të tij. Sipas tij, këto raste jo vetëm që nuk kanë vend për korrupsion, por ndihmojnë qytetarët dhe u gjenden pranë për nevojat e tyre. “Doktori i tamponëve, kur më tha kam bërë 19 mijë tamponë dhe askurrkujt nuk i kam marrë asnjë qindarkë, i thashë doktor, ku mund të gjej unë një njeri që mund të përfaqësojë Tiranën më mirë se ty? 19 mijë tamponë me zero lekë, pa ambulancë, me makinë të vetë. Pra jemi të gjithë figura të pastra që s’mund t’i akuzojë kurrkush për korrupsion. Detyra jonë është të dhurojmë edhe buzëqeshje siç ka thënë Nënë Tereza”, u shpreh Doshi.

Paraardhëse

PD përjashtoi LSI nga çelja e fushatës zgjedhore, Kryemadhi sulmon Bashën dhe e akuzon se i shiti pushtetin Ramës

Pasardhëse

Ç’pritet të ndodhë? Meteorologia Lajda Porja tregon motin e pazakontë që do trokasë në vendin tonë: Temperaturat do të jenë -4 deri -5 gradë

Pasardhëse

Ç'pritet të ndodhë? Meteorologia Lajda Porja tregon motin e pazakontë që do trokasë në vendin tonë: Temperaturat do të jenë -4 deri -5 gradë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.