• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tiranë/ “Nuk të dua si motër’, vëllai puth dhe i fut duart motrës

9 December, 2016
në Aktualitet
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata e Tiranës ka deklaruar të fajshëm një 36­-vjeçar, të akuzuar për “ngacmim seksual” të motrës së tij të mitur, raporton “Panorama”. Sipas Gjykatës, i pandehuri Ilir S. ka ngacmuar familjaren e tij, të cilën e kishte motër vetëm nga njëri prind. Referuar kallëzimit të të dëmtuarës, ngjarja ka ndodhur gjatë muajit maj 2016, kur i pandehuri e ka ngacmuar, duke mos ngurruar edhe ta prekë atë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas ballafaqimit të provave, Gjykata vlerësoi të provuar akuzën e ngritur ndaj të pandehurit. Ai u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg, dënim nga i cili përfitoi uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në të njëjtin gjykim, ai u shpall fajtor edhe për akuzën e “vjedhjes”, episod i konsumuar në një banesë në kryeqytet, ku ai ka vjedhur një televizor dhe një telefon celular. Sipas vendimit të Gjykatës, kallëzimi i 36-­vjeçarit për “ngacmim seksual” është bërë nga motra e tij. E dëmtuara I.K. ka deklaruar se shtetasi Ilir S. e ka ngacmuar atë seksualisht disa herë në banesën e saj. Ajo ka rrëfyer se, për shkak se të pandehurin e ka vëlla vetëm nga njëri prind, ai ka shkuar të jetojë në banesën e të dëmtuarës dy muaj para kallëzimit.

Vetëm një javë pasi ka ardhur të jetojë aty, ai i ka thënë të dëmtuarës që nuk e donte si motër, por si të dashur. Këtë gjë ia thoshte vazhdimisht me fjalë, pa kryer veprime. Sipas kallëzimit të saj, kjo situatë ka ndryshuar pak ditë më vonë. Në një nga ato ditë, kur është kthyer nga shkolla në banesë, ajo ka gjetur vëllanë e saj aty. Ky i fundit, i pandehuri Ilir, e ka puthur në qafë dhe e ka prekur në trup. Nga kallëzimi i cituar në vendimin e Gjykatës, një situatë e ngjashme është përsëritur edhe në një nga ditët në vazhdim, ku e dëmtuara i ka thënë se nëse do të vazhdonte të kryente të tilla veprime, do ta denonconte atë në polici.

Për shkak të situatës së pazakontë, e dëmtuara është konfliktuar edhe me një nga anëtarët e tjerë të familjes së saj dhe pas këtij momenti, është larguar nga banesa, duke qëndruar te një mikeshë e saj. Gjatë kësaj kohe, e mitura ka shkuar në një nga komisariatet e policisë, ku ka kallëzuar veprimet e vëllait të saj. Në arsyetimin e vendimit, Gjykata shprehet se vepra penale është kryer nga ana e të pandehurit me faj në formën e dashjes së drejtpërdrejtë, pasi ai ka parashikuar kundërligjshmërinë e veprimeve të tij dhe pasojat e veprës. Sipas Gjykatës, gjatë hetimit dhe gjatë gjykimit, i pandehuri nuk e ka pranuar akuzën e “ngacmimit seksual”. Në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes ai ka kërkuar pafajësi në lidhje me këtë akuzë. Ndërkohë ai ka pranuar akuzën e “vjedhjes”, për të cilën edhe ka shfaqur pendesë.

Paraardhëse

“Balili”, edhe pronat në kërkim…

Pasardhëse

Vlahutin: Vetting­-u, Komisioni i Venecias pikë referimi për Kushtetuesen

Pasardhëse

Vlahutin: Vetting­-u, Komisioni i Venecias pikë referimi për Kushtetuesen

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.