• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Lajme

“Tirana Youth Run” për herë të parë në pistën e re të atletikës, Stërmasi: Tani kemi shtëpinë tonë

23 September, 2023
në Lajme, Sport
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

U organizua sot “Tirana Youth Run”, gara më e madhe e atletikës e zhvilluar ndonjëherë për moshat nga 8 deri 18 vjeç, në këtë aktivitet, i mbajtur në pistën e re të Atletikës te Liqeni Artificial, morën pjesë 400 atletë dhe 12 ekipe nga i gjithë territori i vendit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, morën pjesë në nisjen e kësaj gare, u shpreh se talentet e atletikës më në fund kanë një pistë të denjë për të zhvilluar stërvitjet, por edhe kompeticione të tilla.

“Kampionia jonë e Europës Luiza Gega nuk ka pasur një pistë të tillë, madje i duhej të shkonte në Elbasan, disa herë në Kenia, në Bullgari, disa herë është stërvitur jashtë, ashtu si Izmiri, sepse nuk i kemi pasur këto mundësi. Kjo do të thotë se mund të bëhesh kampion, mund të jesh i shpejtë, apo e shpejtë, mund të jesh më i miri apo më e mira, pavarësisht kushteve, ama kur i kemi edhe kushtet, është pak më e lehtë. Unë besoj se nuk ka nevojë të bëjmë ato sakrifica që Luiza, Izmiri, Taulanti e shumë të tjerë i kanë bërë, duke shkuar kilometra të tërë. Sot i kemi mundësitë, që ashtu siç kemi nisur në Tiranë, ndoshta edhe me bashkitë e tjera, mund të vijojmë me pista të tilla,” tha Veliaj.

“Jemi në pistën olimpike të atletikës, e cila është vetëm për sportin e atletikës. Para 3 vitesh kjo hapësirë ishte një moçal. Sot jemi në një impiant supermodern. Falenderoj kryetarin e Bashkisë. Ca gjëra duken sikur janë të pamundura dhe kur kam shkuar te zyra e tij m’u duk vërtet sikur po diskutojmë diçka që do të ishte e vështirë, por e bëri kaq të thjeshtë. Kjo është vërtet për t’u gëzuar. Dhe atletika sot ka shtëpinë e vet këtu në Tiranë”, u shpreh trajneri Taulant Stërmasi.

Veliaj theksoi sidomos faktin se nga këto investime po nxiten edhe shumë prindër të regjistrojnë fëmijët në sport, e jo vetëm në futboll.

“Në këtë vit që Tirana është Qyteti Europian i Sportit janë pesëfishuar regjistrimet në klasat sportive dhe jo vetëm në futboll, që ka qenë le të themi sporti klasik, por sidomos në atletikë dhe në shumë sporte të tjera”, tha më tej Veliaj.

Ndërsa, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se aktualisht më shumë se 4 mijë nxënës janë të angazhuar në disiplinat sportive.

“Ne duam që sporti të futet kudo nëpër shkolla dhe jam e kënaqur që atletika është një prej disiplinave që jeni duke e zhvilluar. Nga Shkodra deri në Sarandë, ne kemi përhapur të gjitha disiplinat sportive dhe shikojmë se sa shumë të rinj janë të angazhuar. Kam parë se sa shumë palestra sportive të reja janë ndërtuar nëpër shkolla”, tha ministrja Manastirliu.

Në fund të aktivitetit, u shpallën kampionët për çdo disiplinë dhe ekipet fituese.

Paraardhëse

Kurbin, asgjësohen 62 bimë kanabis, arrestohet një 68-vjeçar

Pasardhëse

E rëndë, e dhunoi se kishte lindur vajzë, 22-vjeçarja mbahej “e burgosur” bashkë me të bijën nga bashkëshorti

Pasardhëse

E rëndë, e dhunoi se kishte lindur vajzë, 22-vjeçarja mbahej “e burgosur” bashkë me të bijën nga bashkëshorti

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.