• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tirana 1 vit në punë, Veliaj: Ndërhyrje në çdo lagje

10 June, 2016
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

 Bashkia e Tiranës ka bërë sot bilancin e punëve publike të realizuara që nga koha e zgjedhjeve të shkuara si domethënie për forcën e ndryshimit që ka vota e çdo qytetari. Në fjalën e tij në këtë aktivitet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se gjatë këtij viti Tirana ashtu siç edhe u premtua në fushatë është kthyer në punë, ndërsa renditi një sërë projektesh madhore ose jo që janë realizuar ose janë në zbatim e sipër, përfshi këtu Unazën e Vogël, Punimet në Unazën e Madhe, rehabilitimin e bregut të Lumit të Tiranës, rikualifikimet urbane në disa lagje të Tiranës, Këndet për fëmijë, etj. “Besoj që Tirana, ashtu siç e kemi dhe sloganin, Tirana një vit në punë, e kemi kthyer Tiranën në punë me 3 turne siç e kemi premtuar, për t’u siguruar që çdo ditë qyteti gdhihet më i pastër, me infrastrukturë më dinjitoze për të gjithë ata që kanë zgjedhur të krijojnë jetën e tyre në Tiranë”, tha Veliaj në fjalën e tij.

Më tej ai ka theksuar se punët publike të kryera në shumë lagje të Tiranës kanë rritur edhe pritshmëritë e qytetarëve të Tiranës. Ndaj ai i ka kërkuar atyre durim pasi ndërhyrja në çdo zonë është vetëm çështje kohe. “Lajmi i mirë është që po bëhen punë të mira por lajmi tjetër është se sa më shumë punë të bëhen aq më shumë zbulojmë që duhet bërë. Për çdo njeri i cili nga padurimi kur shikon se si disa punë të mira po bëhen, thotë po te lagjja ime, po te rruga ime, ju them është vetëm çështje kohe. Me këtë ritëm nuk do të jetë e largët dita kur do të jemi në nivel kapilar në çdo lagje, në çdo shesh, në çdo fushë pushimi përpara pallatit dhe ju kërkoj vetëm pak durim teksa ne me këtë ritëm që kemi punuar vitin e parë, të vazhdojmë me të 24 administratorët edhe në 3 vitet e mbetura të mandatit për t’u siguruar që jemi në çdo qelizë të Tiranës”, tha Veliaj.
Ai ka shtuar se zbatimi I projekteve të punëve publike në shumë zona të kryeqytetit ka bërë të mundur edhe rritjen e vlerës së pronës së qytetarëve.  “Përpara disa ditësh mora akuzën, ndoshta më të këndshme që mund të marri një Kryetar Bashkie, një publikim që nuk është shumë miqësor ndaj Bashkisë më akuzoi dhe tha, ‘që kur ka ardhur ky fytyrë e poshtë në Bashkinë e Tiranës janë rritur çmimet e apartamenteve’, pra është rritur vlera e pronës me 11% në 11 muaj. Nuk ka kompliment më të madh, që t’ i thuash një kryetar Bashkie që është rritur vlera e pronës në qytetin e vet. Arsyeja pse Londra, N.York-u, Parisi, Berlini lulëzojnë është se çdo vit rritet vlera e pronës. Problemi më i tmerrshëm që mund t’ i ndodhi një kryet bashkie është kur bie vlera e pronës dhe kur prona në këtë qytet nuk ka më vlerë dhe njerëzit fillojnë të ikin se nuk ka më vlerë”, – shtoi kryebashkiaku. Ai i bëri thirrje gjithashtu politikës që ta lërë bashkinë të punojë.
Paraardhëse

Shenasi Rama: Saliu e bëri leckë Bashën para SHBA, s’ka reformë

Pasardhëse

Shqiptarët, tifozeria më e zjarrtë e Europianit

Pasardhëse

Shqiptarët, tifozeria më e zjarrtë e Europianit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.