• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

TIMS e tregon qartë, Gjebrea dhe Tahiri erdhën nga Greqia me “Audin” e Habilajve

24 November, 2017
në Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të dhënat nga sistemi “TIMS”, zbulojnë se ish zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea udhëtoi në makinën tip AUDI me targa AA 003 GB. Udhëtimi ka qenë i përbashkët me Saimir Tahirin, i cili e merrte makinën nga kushërinjtë e tij, Habilajt. Në atë kohë, Artan Habilaj e të tjerë kanë qenë nën hetim nga Antimafia Italiane për trafik lëndësh narkotike.

Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea kanë dalë bashkërisht për në Greqi, në datën 08 gusht të vitit 2014. Ata kanë dalë nga Shqipëria me traget, nëpërmjet Portit të Sarandës, pa makinë. Tahiri dhe Gjebrea janë kthyer nga Greqia në datën 16 gusht të vitit 2014. Por në kthim, kanë hyrë me automjetin AA 003 GB, nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës, në Sarandë.

Pra, daljen e kanë pa makinë dhe hyrjen e kanë me AUDI-n me targa AA003 GB. Lapsi raporton ecurinë e lëvizjeve të tyre në ato data sipas sistemit TIMS.

(08.08.2014- 16.08.2014)

DALJE

Dt. 08.08.2014- Saimir Tahiri, dalje nga Pika Kufitare e Portit Sarandë (Traget) për në Greqi, ora 9.33

Dt. 08.08.2014- Elona Gjebrea, dalje nga Pika Kufitare e Portit Sarandë (Traget) për në Greqi, ora 9.32

Pra, Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea kanë dalë bashkërisht për në Greqi me traget (pa makinë).

Ndërkohë në datën 14 gusht të vitit 2014, Artan Habilaj ka dalë nga Shqipëria nga Pika Kufitare e Qafë Botës, në Sarandë për në Greqi, me automjetin AA 003 GB. Dalja është bërë në orën 10.51 minuta.

Habilaj është kthyer dy ditë më pas në datën 16 gusht nga Pika Kufitare e Sarandës për në Shqipëri, me traget, pa makinë.

Pra, Artan Habilaj shkoi në Greqi me mjetin e tij AUDI dhe u kthye me traget. Mjetin e përdori Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea që hynë në Shqipëri nga Greqia, nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Botës, me automjetin AA 003 GB. 

Ata kanë hyrë konkretisht:

Saimir Tahiri në orën 13.31, dt. 16.08.2014

Elona Gjebrea në orën 13.34, dt.16.08.2014

është e qartë se Artan Habilaj është takuar me Saimir Tahirin në Greqi dhe i ka lënë automjetin me të cilin Ministri i Brendshëm u kthye së bashku me Elona Gjebrean.

Ndërsa Artan Habilaj, pasi i ka dhënë makinën Saimir Tahirit, është rikthyer në të njëjtën ditë në Shqipëri, por me traget.

Paraardhëse

Meshkuj, keto jane 2 stilet që femrat i urrejnë kur i kërkoni në shtrat

Pasardhëse

“Më tha se gjëja e vetme që donte ishte të largohej nga Real Madridi”

Pasardhëse

“Më tha se gjëja e vetme që donte ishte të largohej nga Real Madridi”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.