• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Ti, kryeministri i vendit tim e meriton…

13 March, 2017
në Opinion
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Anri Bala

Kurrë nuk kam qenë pjesë e ndonjë partie në pushtet, megjithëse shpesh më kanë ofruar… Edhe tani, sinqerisht në shumë gjëra nuk jam pro asnjë krahu politik. Por sot, krejt papritur, duke lexuar mediat, më saktë duke bërë punën time, diçka m’u duk sikur më goditën në fytyrë duke më bërë të kthehem në karrigen e realitetit, larg nga karrigia e ëndërrave ku po qendroja.

Drejtuesi i vendit tim m’u duk krejt ndryshe nga sa e mendoja dhe e gjykoja unë…! Por më shumë më bënë përshtypje mediat e “blera” nga ai, që e shanin dhe e fyenin me pasion të madh nëpërmjet gjithëfarë “lehësish dhe konellapsish”.

Më bëri përshtypje lukunia e ujqërve, qenve, langonjve dhe koneve, që lehnin me pasion të madh për ta trembur, se për ta kafshuar nuk kanë asnjë mundësi. Natyrisht që lehësit e vjetër tani janë të trembur se, as dhëmbët nuk i kanë të tyre, por mrekullisht kanë gjetur ca langonj të rinj gjuetie, që gjuajnë sa andej këndej… parti, poste, detyra të mira dhe të vyera.

Kur pash që edhe “vëllau”, jo ai me gjak, ishte egërsuar dhe mendonte se drejtuesi e kishte kthyer vendin në tragjedi, për pak sa nuk më ra të fiktë: “Sa i madh je o mik”, mendova! Në tre muaj që pas ikjes së tij, vendi u kthye në një katastrofë?! Nuk e di, por më vjen të pyes, kë vrave, cilin preve, kë mashtrove, cilin dhunove?!

Ti nuk di gjë…?! Pyet njëherë mikun tënd, Komisarin e Jugut, socialisti i vërtetë. Natyrisht, për atë po vjen tragjedia e vërtetë, sepse deputeti i iku, çifligu po se po, tani siç duket është i trembur dhe i terrorizuar, sepse nuk i beson së ardhmes.

Për të mos i’a ngrën hakun edhe ai i ka bërë ca poshtërsira, po nejse… ai është ish miku “armik”. Ky është nga armiqtë më të dashur. Po sa bukur flet dhe sa bukur të kërcënon me “qetësi dhe dashuri”.  Eh, sa ke gabuar ti miku im! Si e mbushe vendin me miq nëpërka?!

A nuk e shikon si gëlojnë nëpër skuta e çadra si trima, nga ku lëshojnë klithmat e tyre që i’u dalin prej shpirtit? Por jo se dashurojnë kryeçadristin jo… por të urrejnë ty. Ata as që e kanë në listë kryeçadrën, por si të “vorfën”, kanë gjetur strehëzën që u duhet, për të nxjerr dufin dhe kërcënuar me sa të munden se: “nuk do të ndalen së mbrojturi”…!

Burra që bëjnë karrier në kurriz të grave, jargaviten për t’u ngjitur mbi një podium ku mund të lehin kundra teje! Sot që m’u hapën sytë, e shikoj se sa shumë të janë shtuar “armiqtë miq”. Kjo më bënë të ndjehem mirë, sepse të bësh armiq miqtë, pa u bërë asnjë të keqe, veçse duke u munduar për t’i larguar nga e keqja, është meritë.

Edhe ti, duhet të ndjehesh pak i përkëdhelur në sedër, kur shikon se i mërziturit nuk jam unë, ai, ajo, ata, ne qytetarët e këtij vendi, pa interesa e llogari bankare, por lukunia e vulëhumburve, që nuk i bënë askujt përshtypje, veçse i nxjerrë cullak e të palarë në mbrojtie të pisllikut të tyre.

Aq i madh është vargu i “armiqëve miq” sa nuk ka çadër që i mban brenda. Nuk ka çadër, por ama strofulla dhe çerdhe ka plot… për të vënë kujën. Portale dhe media të “blera” nga t’i, nuk lënë kufoma pa zhvarrosur, për të ndotur e qelbur opinionin.

Lajmet me teoritë e tyre konspirative, janë aq qesharake dhe të pista njëkohësisht, sa të ndotin edhe atë që nuk ndotet… dëgjimin. Ndaj të them të drejtën e meriton pak respekt, kur shumë të tjerë meritojnë vetëm neveri dhe urrejtje. Shumëkush do mendoi se jam servil apo ushtarë… por ata që më njohin e dinë se nuk i kam borxh kujt!

Jam një i ri që kam ëndrra qytetare, e që dua të jetoj në vendin tim me dinjitet! Në vendin ku kriminelët nuk duhet të thirren heronj, që krenaria e kombit të mbulohet me ferra ndërsa spiunët, vrasësit dhe tradhëtarët  mbulohen me dafina, që eshtrat e martirëve të varrosen me nderime dhe persekutorët të përgjigjen para drejtësisë, jo të vazhdojnë të gëzojnë të “mirat” e demokracisë, duke dënuar dhe vrarë ashtu siç kanë bërë 30 vjet përpara.

Dua një sistem drejtësie për drejtësi. Nuk mendoj se ju bashkëqytetarët e mi, vuani nga humbja e kujtesës, ndaj pak respekt atyre që janë iniciatorët e Reformës në Drejtësi, e cila i ka shtuar armiqtë… “miq të krimit”. Ndaj e meriton Ti… por nëse e realizon… respekt 100 herë!/Zathur.net/

Paraardhëse

Dita e Verës / Bashkia Tiranë: Festë, lule dhe ballokume

Pasardhëse

Zamir Dule, historia e gazetarit që u masakrua nga SHIK-u i Berishës

Pasardhëse

Zamir Dule, historia e gazetarit që u masakrua nga SHIK-u i Berishës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.