• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Theo Hernandez i premton besnikëri Milanit: Do të qëndroj deri në fund të karrierës kuqezi

24 March, 2021
në Sport
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Milani është përmirësuar ndjeshëm dhe këtë sezon ka mbajtur pozita dominuese në kampionat për më shumë se gjysmën e edicionit, por më në fund është parakaluar nga Interi në rrugëtimin drejt titullit.

Për pasojë zikaltrit janë favoritë për të fituar titullin, kurse Milani duhet të bëjë përpjekje që të zero një pozicion top-4 që mundësojnë pjesëmarrjen në Champions League. Në këtë edicion, për ngjyrat kuqezi të Milanit kanë spikatur shumë lojtarë, midis tëcilëve edhe veterani Zlatan Ibrahimoviç, i cili sfidon vitet që ka mbi shpinë duke u shfaqur si loljtarë me peshë në Milani. Ndërkohë, një nga elementët që premton shumë është dhe Theo Hernandez, i cili ka kontribut në ekip këtë edicion.

Në fakt, Hernandez është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë jo vetëm në Serinë A, por në Europë e më gjerë. Paraqitjet e tij tek Milani kanë qenë të një niveli të lartë, edhe pse ka patur edhe ai momentet e tij negative. Në një intervistë për të përditshmen e njohur spanjolle “As”, 23-vjeçari i ka mbajtur të gjalla shpresat e kuqezinjve për titullin kampion edhe pse diferenca me Interin është 6 pikë dhe zikaltrit kanë një ndeshje më pak.

“Do luftojmë deri në javën e fundit për t’u shpallur kampion. Besoj se kemi mundësi ta rikapim Interin, sepse kanë mbetur edhe shumë ndeshje deri në fund. E kam të qartë që Interi është shkëputur disi, por kjo nuk do të thotë se nuk do ndalet deri në fund. Objektivi im është të luaj në Champions League me fanellën e Milanit”, – nënvizoi ai.

Më tej Hernandez foli edhe për ndikimin që Zlatan Ibrahimoviç ka patur tek 7-herë kampionët e Europës.

“Ardhja e tij na dha diçka më tepër. Është e vërtetë që ndonjëherë ai të vendos nën presion psikologjik, por edhe na ndihmon shumë. Ka raste kur na vendos në rresht, por Zlatan është Zlatan, ndonjëherë bëjmë shaka me të, por edhe jemi të kujdesshëm që të zbatojmë këshillat e tij.” – tha ai.

Në 2019-ën Hernandez u largua nga Reali për tek Milani pasi kishte luajtur 23 ndeshje gjithsej me “Los Blancos”. Mbrojtësi nuk është i penduar dhe për momentin nuk e mendon rikthimin në Madrid.

“Jam shumë i lumtur tek Milani. Që në çastin kur mbërrita në Milano, të gjithë më pritën në mënyrë të mrekullueshme. Dua të qëndroj gjatë tek Milani”, – shtoi më tej Hernandez.

Ndërkohë, Milani po punon për të rinovuar kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë. Kështu, mësohet nga mediat sportive italiane që Milani po tenton ta bindë portierin Xhixhi Donaruman të vazhdojë kontratën. Portieri italian është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka pranuar ta vazhdojë ende atë.

Mediat italiane kanë raportuar të martën se drejtuesit e klubit i kanë ofruar kontratë trevjeçare Donarumës. “Rossonerët” do t’i ofrojnë pagë më të lartë italianit për ta bindur të mbetet në “San Siro”. Për 22-vjeçarin interesim ka shprehur Mançester Junajtid dhe PSG-ja. Mbetet të shihet se si do të jetë fundit i sezonit për shumë lojtarë të Milanit, por Donaruma është prej atyre që ka peshë dhe tërheq vëmendjen.

Paraardhëse

PD dhe PS hapin nesër fushatën elektorale! LSI bën reagimin e papritur: Kjo është makabre

Pasardhëse

Nesër fillon zyrtarisht fushata, Jozefina Topalli flet me emra: Këto janë tre oligarkët e vërtetë

Pasardhëse

Nesër fillon zyrtarisht fushata, Jozefina Topalli flet me emra: Këto janë tre oligarkët e vërtetë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.