• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Thellohet kriza politike në Britani, dorëhiqet ministri për Brexit-in

19 December, 2021
në Botë, Kryesore
0
59
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kriza politike që ka përfshirë Kryeministrin britanik Boris Johnson është thelluar me dorëheqjen e një aleati të tij të afërt, ministrin për Brexit-in, David Frost, i cili përmendi si arsye kufizimet e vendosura për pandeminë dhe drejtimin e qeverisë.

Zoti Frost ka drejtuar negociatat e Britanisë në periudhën post-Brexit me Bashkimin Evropian. Zoti Frost shprehu pakënaqësinë e tij me politikat e qeverisë gjatë një fjalimi muajin e kaluar, ku u shpreh se ishte i shqetësuar që Britania nuk po e shfrytëzonte avantazhin e krijuar me daljen nga BE-ja, për të krijuar një kurs të ri qeverisjeje të kufizuar, taksash më të ulëta dhe pakësim të kufizimeve ligjore.

Në letrën e tij të dorëheqjes të shtunën, zoti Frost i rikthehet kësaj teme duke u shprehur se “ju i dini shqetësimet e mia për drejtimin e tanishëm. Shpresoj se do të lëvizim me shpejtësinë më të madhe të mundshme për arritur aty ku duhet të jemi: tek një ekonomi me rregulla të lehta, me taksa të ulëta dhe me sipërmarrje, në ballë të shkencës moderne dhe të ndryshimit ekonomik”.

Ai përmend irritimin e tij me masat e rikthyera shtrënguese për pandeminë, duke thënë se “na duhet gjithashtu të mësohemi të jetojmë me COVID-in dhe e di që këtë instikt e keni edhe ju. Morët një vendim të guximshëm në korrik, megjithë kundërshtimin e konsiderueshëm, për ta hapur vendin sërish. Fatkeqësisht nuk rezultoi të jetë e pakthyeshme, siç shpresoja, dhe besoj se shpresonit edhe juve. Shpresoj se do të kthehemi sërish në rrugën e duhur dhe të mos tundohemi nga lloji i masave shtrënguese që kemi parë gjetiu”.

Largimi i zotit Frost përmbyll shtatë ditë pësimesh të mëdha për zotin Johnson. Javën e kaluar, zoti Johnson u përball me një nga rebelimet më domethënëse parlamentare në historinë moderne britanike. Mbi 100 nga ligjvënësit e partisë së tij konservatore votuan kundër rikthimit të kufizimeve të ashpra për pandeminë dhe kundër miratimit të kufizimeve të reja, ndër to edhe futjen e pasaportave të vaksinimit për të hyrë në klube dhe në mjedise ku zhvillohen aktivitete të mëdha. Kryeministri i gjendur në vështirësi u trondit edhe më tej nga një humbje e rëndë në zgjedhjen e pjesshme parlamentare në zonën e Anglisë së Mesme, ku kishin fituar pa ndërprerje konservatorët që nga viti 1832./voa

Paraardhëse

Strazimiri: Basha ka vetëm hallin e tij, është në gërhitjet e fundit

Pasardhëse

Mediat serbe zbulojnë emrat e 3 politikanëve shqiptarë që po organizojnë protestë kundër ardhjes së Vuçiçit në Tiranë

Pasardhëse

Mediat serbe zbulojnë emrat e 3 politikanëve shqiptarë që po organizojnë protestë kundër ardhjes së Vuçiçit në Tiranë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.