• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Thellohen tensionet në Mesdhe, Greqia dhe aleatët stërvitje ushtarake në Qipro, reagon ashpër Erdogan

27 August, 2020
në Botë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë po përshkallëzohen nga ditë në ditë. Kufiri ujor mes tyre ka qenë përherë objekt debati dhe konflikti është rindezur edhe ushtarakisht. Greqia bashkë me Italinë, Francën dhe Qipron kanë nisur një proces stërvitor ushtarak në jug të Qipros, gjë që ka rindezur akoma dhe më shumë situatën.

Bëhet fjalë për një stërvitje 3 ditore në jug të Qipros, ku marrin pjesë forca të flotës ajrore dhe detare të katër shteteve anëtare të BE-së me fregata e avionë luftarakë, për të deklaruar praninë e përbashkët të tyre në Mesdheun Lindor në kuadrin e nismës për Bashkëpunimin Katërpalësh (QUAD).

Siç theksohet nga Ministria greke e Mbrojtjes, stërvitja zhvillohet në një moment kur tensionet dhe destabiliteti në rajon janë rritur, për shkak të konflikteve të zgjatura si dhe të rritjes së mosmarrëveshjeve për çështje të ndryshme që lidhen me hapësirën detare si kufijtë apo fluksi i emigracionit. Ndërsa më herët Gjermania, në një përpjekje për të zbutur përsëri situatën mes Greqisë e Turqisë dërgoi ministrin e saj të Jashtëm për negocime, përgjigjja e Ankarasë ka ndezur më shumë gjakrat.

“Nëse Greqia vazhdon me deklarata të tilla si ajo e fundit qe thoshte se do të mbrojë të drejtat e saj, apo do të vazhdojë të zhvillojë stërvitje në Mesdheun Lindor, herën tjetër nuk do te kemi një aksident. Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme pa asnjë hezitim”, u shpreh Mevlut Cavusoglu, ministri i Jashtëm turk.

Por nuk mungoi as reagimi i presidentit Erdogan. Ai i kërkoi Greqisë të evitojë hapat që do ta çonin drejt rrënimit.

“Ne ftojmë homologët tanë të mbledhin veten dhe të mos bëjnë gabime që do t’i çonin drejt rrënimit të tyre”, u shpreh Erdogan.

Presidenti Erdogan paralajmëroi po ashtu se Turqia nuk do të bëjë asnjë lëshim në Mesdheun lindor.

“Ne nuk ia kemi vënë syrin një territori, sovranitetit dhe interesave të dikujt tjetër. Por ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim për atë që është e jona”, shtoi ai.

Paraardhëse

Refuzimi i Topallit për t’iu bashkuar PD, gazetari i njohur del me reagimin e papritur: Nuk është aspak surprizë

Pasardhëse

Mbrëmë bisedë telefonike me Ramën, Nikos Dendias do vizitojë Tiranën! Në fokus, nga ligji i luftës tek ujërat territoriale

Pasardhëse

Mbrëmë bisedë telefonike me Ramën, Nikos Dendias do vizitojë Tiranën! Në fokus, nga ligji i luftës tek ujërat territoriale

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.