• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Tetë orë për të dhënë ‘arrest shtëpie’ për Saimir Tahirin

13 May, 2018
në Kryesore
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për ish-ministrin Tahiri, i cili është në hetim për “Korrupsion pasiv” dhe “Trafikim narkotikësh, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Vendimi i gjyqtares Liljana Baku është dhënë pas rreth 8 orësh shqyrtim të dosjes “Tahiri”.

Burimet brenda Krimeve të Rënda thonë për “Panoramën” se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar “arrest me burg” për ish-mimistrin, që la së fundmi edhe mandatin e deputetit.

Të njëjtat burime thonë se kërkesa është dorëzuar pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda ditën e premte, ndërsa shqyrtimi i saj është bërë të shtunën nga gjyqtarja Liljana Baku. Me ndryshimet e Kodit Penal, kërkesa të tilla shqyrtohen jashtë seancave gjyqësore.

Në këtë mënyrë, gjyqtarja ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për Saimir Tahirin.

“Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, rruga ‘Kodra e Diellit’, pallati Nr. 3.”, shkruan një njoftim për mediat, i shpërndarë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Por çfarë ndodhi ditën e djeshme te Krimet e Rënda?

Rreth orës 09:30, gjyqtarja Liljana Baku ka shkuar në godinën e Gjykatës për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Më pas, në Gjykatë kanë shkuar edhe prokurorët e çështjes, Besim Hajarmataj, që ka udhëhequr hetimet për Tahirin, së bashku me Elisabeta Imerajn dhe Gentian Osmanin.

Përveç tyre, në Gjykatë është vënë re edhe prania dy zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit, Aida Hajnajaj që mban postin e zv/drejtorit të Policisë dhe Eduard Merkaj.

Vendimi është marrë rreth orës 19:00 nga gjyqtarja Baku dhe më pas i është lajmëruar ish-ministrit Tahiri.

Paraardhëse

Diva që përfaqësoi Qipron i mbyll gojën grekëve: S’është turp, jam krenare që jam shqiptare

Pasardhëse

Dosja “Tahiri” / Qeveria në sulm kundër prokurorit të çështjes

Pasardhëse

Dosja “Tahiri” / Qeveria në sulm kundër prokurorit të çështjes

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.