• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tërmeti u mori çdo gjë, por ja çfarë ka planifikuar Rama për qytetet e shkatërruara: Do bëjmë atë që as e keni imagjinuar

3 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se po planifikohet ndërtimi në Durrës i një lagjeje komplet të re, në Tiranë po bëhet një plan për ndërtimin e tri lagjeve, si dhe një lagje në Kurbin Rama deklaroi se këto lagje të reja do të kenë gjithçka brenda, që nga infrastruktura, kanalizimet, ujësjellës, kopshte, shkolla, etj, dhe do iu shërbejnë jo vetëm të prekurve nga tërmeti, por edhe atyre që kanë probleme sociale.

“Ne nuk do të prekim parametrat kryesorë të buxhetit, sepse nuk mund të godasim pjesën tjetër të popullsisë, duke goditur ekonominë. Programi i rindërtimit do të jetë më shumë për të rritur ekonominë dhe jo një program që do ta godiste atë. Vlerësimi i dëmeve sa më shpejt të bëhet, aq më mirë do të ishte. Ne kemi nisur punën për disa skenarë dhe skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja.

Objektivi im është që të arrijmë në një program rindërtimi, që të jetë krenari kombëtare, jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani, banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar gjithë jetën në ballë që janë të varfër. Do ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re, që do të jetë lagjja më e bukur pas ’90, një lagje të re nga e para, me infrastrukturë, me kanalizime, ujësjellës, kopshte, shkollë, të gjitha.

Në Tiranë do të kemi një skenar për të ndërtuar një lagje komplet të re dhe të madhe, dhe një skenar për të ndërtuar dy lagje tjera më të vogla, një prej tyre do të jetë në Kombinat, tjetra tek Ish-Uzina e Traktorëve. Do ta shtrojmë këtë çështje me arkitektë të huaj dhe shumë shpejt dalim me rezultate. Në zonën e Kurbinit gjithë pallatet që kemi vizituar dje do t’i shembim dhe do të ndërtojmë një lagje të re me parametra komplet tjera.

Për momentin po bëjmë gjithë kalkulimet e nevojshme, ambicia ime është të kemi një objektiv afatmesëm prej 10 mijë apartamentesh dhe një objektiv afatshkurtër prej 5 mijë apartamentesh. Kështu, mund të përfshijmë të gjithë ata që janë drejtpërdrejtë të prekur, por edhe ata që janë me probleme sociale”, deklaroi kryeministri Rama.

Paraardhëse

Harrojeni tërmetin! Bëhuni gati, dimri erdhi! Kjo është dita kur do të bjerë borë

Pasardhëse

Rama: Në 2020 asnjë lek për makina, kryetarët e bashkive të lëvizin me kuaj

Pasardhëse

Rama: Në 2020 asnjë lek për makina, kryetarët e bashkive të lëvizin me kuaj

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ditën e nesërme (18 Shtator 2025), në seancën parlamentare në Kuvend, do të prezantohet programi qeverisës “Rama 4”. Në kapitullin...

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.