• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tërmeti tragjik në Shqipëri, mbi 5200 të pastrehë dhe 1200 banesa të dëmtuara

29 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri ka rritur në 49, numri i viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin të martën, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po shkojnë drejt fundit dhe paraditen e së premtes po kërkohej vetëm nën rrënojat e një hoteli në Durrës, ku dyshohet të jetë ende trupi i një personi.

Eshtë pikërisht Durrësi qyteti me numrin më të madh të personave që kanë humbur jetën, 25 viktima. Goditjet e tërmetit shkatërruan duke rrënuar plotësisht, dy hotele në zonën e plazhit, dy pallate në qytet si dhe një banesë trekatëshe në zonën e ish Kënetës. Ndërsa në Thumanë, ku kërkimet u konsideruan të mbyllura që ditën e djeshme, ishin 23 persona që humbën jetën nën rrënojat e dy pallateve të rrëzuar.

Sot qeveria bëri të njohur dhe një bilanc të parë të dëmeve, ku janë mbi 1200 banesa dhe pallatet e prekur. Sipas kryeministrit Edi Rama në zonën e Durrësit janë 701 banesa të dëmtuara, 12 të shkatërruara totalisht dhe 176 pallate të dëmtuara. Ndërsa në Tiranë, 15 banesa janë të shkatërruara dhe 239 të dëmtuara, ndërsa 8 pallate janë jashtë funksionit dhe 61 të dëmtuara.

Mbi 5200 janë qytetarët e pastrehë nga të cilët 3480 në rajonin e Tiranës dhe 1760 në Durrës dhe Thumanë. Kryeministri Edi Rama tha se tendat do të mbyllen gjatë ditës së sotme dhe të gjithë personat e pastrehë do të sistemohen pranë strukturave hoteliere me të cilat qeveria ka bërë marrëveshje.

Ndërsa dy ditë më parë qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës, sot në listë u përfshi edhe Laçi për shkak të dëmeve të mëdha të rregjistruara dhe në këtë zonë. Një ditë më parë një gjë e tillë u kërkua nga kryetari demokrat Lulzim Basha.

“Mirëkuptoj opinionin e kryetarit të opozitës, se Laçi përfshihet në këtë perimeter. Në këtë rast na përputhen shqetësimet dhe idetë”, deklaroi kryeministri, i cili ftoi opozitën të bëhet pjesë dhe e Komitetit për Rindërtimin e dëmeve nga tërmeti. /VOA

Paraardhëse

Erdogan: Do ndërtojmë 500 apartamente për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Pasardhëse

“Të holla s’kam të sillja” E moshuara dhuron ç’i ka mbetur në shtëpi: Kam sjellë dy batanije, katër palë xhinse (VIDEO)

Pasardhëse

“Të holla s’kam të sillja” E moshuara dhuron ç’i ka mbetur në shtëpi: Kam sjellë dy batanije, katër palë xhinse (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.