• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tërhiqet Franca, Makron premton hapje negociatash për Shqipërinë nëse Komisioni Europian nxjerr raport pozitiv

16 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria pritet që në pranverë të hapë negociatat e anëtarësimit për në Bashkimin Europian. Në tetor Franca bllokoi vendimin pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por pas miratimit të metodologjisë së re të zgjerimit, presidenti Emanuel Makron ka vendosur t’i japë fund bllokadës. Ditën e djeshme, presidenti francez Emanuel Makron ka bërë të ditur lajmin, gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë, ku ka folur për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së dhe për dy vendet kandidate që janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Konferenca është mbajtur në Mynih dhe Makron ka deklaruar nga aty se Franca do të presë përgjigjen e Komisionit Europian, dhe në rast se kjo e fundit është pozitive, atëherë Franca do të lëshojë pe duke hequr dorë kësisoj nga bllokada e tetorit dhe duke bërë të mundur një dritë jeshile për Shqipërinë në pranverë. “Ne duhet të shohim se çfarë thotë Komisioni, lidhur me përparimet e pritura nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, për këto çështje. Dhe në funksion të parakushteve që unë kisha parashtruar, nëse rezultatet janë pozitive dhe besimi vendoset, atëherë ne do mund të jemi në gjendje që ta hapim bisedimet”, ka deklaruar presidenti Macron.

Franca ndërron qëndrim

Presidenti francez ka ndryshuar qasje ndaj vendeve kandidate për të hyrë në Bashkimin Europian. Kujtojmë se në tetor në mbledhjen e Këshillit Europian, Makron vendosi veto dhe pezulloi për pasojë shpresat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat prisnin një përgjigje pozitive, pasi sinjalet ishin dhënë nga vendet e tjera. Pas këtij vendimi të presidentit francez, u fol shumë në media dhe nga zyrtarë se, vendimi i tij erdhi si pasojë e problemeve që kishte vetë Bashkimi Europian brenda tij, andaj tani BE ka miratuar një metodologji të re zgjerimi, me të cilën edhe Franca është dakord, duke i hapur kësisoj rrugë Ballkanit Perëndimor.

Metodologjia e re e zgjerimit

Ishte Komisioni Europian ai që e hartoi këtë metodologji të re, e cila kujtojmë se u prezantua një javë më parë në Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin, Oliver Harvelyi. Komisioneri foli lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu, ku tha se rekomandimi i mëparshëm i Komisionit është ende i vlefshëm. Më tej ai shtoi se Komisioni është i mendimit se duhet të hapen bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Ne e dimë se megjithatë duhet të përditësojmë këtë rekomandim, me zhvillimet e fundit. Ka patur përparime ne të dy vendet të cilat unë i kam vizituar se fundmi. Ajo që kam parë është se ato kanë vijuar me reformat. Dhe ky është një përparim që ne duhet ta vëmë në tavolinën e Këshillit e mbi bazën e të cilave të debatojmë mbi rastin, se bisedimet për anëtarësim, së bashku me metodologjinë e re mund të nisin”, deklaroi Varhelyi.

Rriten shpresat për Shqipërinë

Sakaq duke parë panoramën e përgjithshme duket se shpresat për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut janë rritur dhe në mars mund të kemi një përgjigje pozitive. Franca nuk është e vetmja që ka dhënë sinjale pozitive. Një vend tjetër skeptik ishte edhe Holanda, e cila ka marrë një vendim për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, sa i takon procesit të rindërtimit pas tërmetit. Holanda ka vendosur të shtojë buxhetin që do të jepte për të ndihmuar Shqipërinë, duke dhënë sinjale kësisoj se ka ndërruar qasjen ndaj Shqipërisë. Duket se Shqipëria do të marrë hapjen e bisedimeve për anëtarësim, pasi sinjalet po shkojnë drejt konkretizimit, duke qenë se nga ana e saj, edhe Gjermania, e cila ka gjithashtu një peshë vendimtare, është shprehur publikisht në favor të hapjes së bisedimeve në mars.

Paraardhëse

Nisma ‘Anti-KÇK’, ish-deputeti i LSI: Është për të tërhequr vëmendjen nga skandalet

Pasardhëse

Spartak Ngjela: Nuk mund të ketë zgjedhje me model maqedonas, janë strategji të Berishës dhe jo të Bashës, të gjithë kanë hallin e reformës në drejtësi

Pasardhëse

Spartak Ngjela: Nuk mund të ketë zgjedhje me model maqedonas, janë strategji të Berishës dhe jo të Bashës, të gjithë kanë hallin e reformës në drejtësi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.