• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tensionohet situata mes Kosovës dhe Serbisë pas deklaratave të Vuçiç, reagon BE

12 November, 2020
në Aktualitet, Kosovë, Kryesore
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të bëhen gati për diskutim. Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se duhet zgjidhje e shpejtë, për të mos ndodhë konflikti në të ardhmen. Bashkimi Evropian i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përgatiten për dialog. Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, zëdhënësi Bashkimit Evropian për politika të Jashtme Peter Stano, tha se kjo mund të ndodhë, kurdo që lejojnë kushtet.

“Dialogu, pas rifillimit të tij në korrik, përsëri po vazhdon dhe përparon me punën e përditshme në nivelin e ekspertëve përpara nga përfaqësuesi special i BE-së dhe ekipi i tij. Takimet e ardhshme të dialogut do të mbahen në Bruksel sa më shpejt që të lejojnë kushtet. Në ndërkohë do të ishte mirë nëse Prishtina dhe Beogradi përgatiten për diskutimet, duke treguar frymën e nevojshme të pragmatizmit dhe vullnetin politik për kompromis”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Peter Stano.

Në vendin tonë, pas zhvillimeve, është kërkuar që dialogu të pezullohet. Megjithatë, Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka thënë se kjo nuk duhet të ndodhë. Ndryshe mendon profesori universitar, Seb Bytyçi, që thotë se Kosova duhet të pres deri sa Joe Biden zyrtarisht të bëhet president i SHBA-së. “Duhet të ketë një pauzë në dialog derisa të instalohet qeveria e re në SHBA. Pastaj duhet të vazhdohet dialogu ku përfaqësuesi i SHBA duhet të ketë një rol të rëndësishëm në proces”, deklaroi Seb Bytyçi.

Marrëveshje sa më parë ka kërkuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, por duke përmendur Nagorno – Karabakun, si shembull i një konflikti të ngrirë e që më pas eskaloi në luftë.

“Konflikti në Nagorno-Karabak ka treguar shembull se si është një konflikt i ngrirë dhe që kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë një katastrofë të vërtetë. Beogradi duhet të punojë për arritjen e zgjidhjes përmes kompromisit me Kosovën”, deklaroi Aleksandër Vuqiç.

Këto deklarata të presidentit serb, Bytyçi i ka cilësuar si të rrezikshme.

“Deklarata e Vuçiçit është kërcënim i hapur dhe ajo trego për mentalitetin e qeverisë në Serbi”, deklaroi më tej Seb Bytyçi.

Paraardhëse

Vuçiç: Me Kosovën, o zgjidhje përmes dialogut o konflikt si në Nago-Karabak

Pasardhëse

Të tre ‘live’ në të njëjtën kohë! Rama, Basha apo Berisha, ja kush e fitoi garën e shikuesve online (FOTO)

Pasardhëse

Të tre ‘live’ në të njëjtën kohë! Rama, Basha apo Berisha, ja kush e fitoi garën e shikuesve online (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.