• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Tensione në seancë, përjashtohet Noka; Berisha akuza Ramës

17 November, 2016
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Seanca parlamentare e kësaj të enjteje është ndërprerë disa herë për shkak të tensioneve mes mazhorancës dhe opozitës. Ka qenë kjo e fundit që e ka nisur me një seri akuzash ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Opozita, përmes deputetes Albana Vokshi ka denoncuar përfshirjen, sipas saj, të ministrit në aferra korruptive dhe më pas deputetët e tjerë nuk e kanë lejuar Beqajn të flasë. Kreu i grupit demokrat, Edi Paloka ka shkuar në podium dhe e ka shtyrë Beqajn. Kjo e ka detyruar drejtuesen e seancës, Valentina Leskaj, të ndërpresë punimet për 5 minuta.

Me rifillimin e seancës, ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit i është kthyer çështjes së rekomandimit të BE, duke i cilësuar si paturpësi akuzat e hedhura në drejtim të opozitës. Sipas Berishës, rekomandimi nga BE nuk do të ishte marrë kurrë pa ndihmën e PD dhe pa votën e saj pro reformës në drejtësi në muajin korrik.

“Sulmuat opozitën duke ngritur aktakuza të paqena dhe dolët jashtë rendit të ditës. Rekomandimi pa opozitën nuk do ishte marrë kurrë, u mor vetëm se opozita votoi “drejtësinë”. Çfarë seancash bëni ju kur bëni aktakuza ndaj opozitës? Nuk morët hapjen e negociatave dhe dilni e mashtroni se i fiksohet mendja kryeministrit dhe dilni dhe akuzoni”, ka thënë Berisha duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës.

Ndërkohë, duke marrë fjalën, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u është përgjigjur akuzave. “Jam i vendosur për të shkallmuar monopolet në tregun e barnave”, ka thënë ai.

Deputeti socialist Taulant Balla e ka cilësuar si një incident tejet të rëndë atë që ndodhi, duke iu referuar goditjes, sipas tij, të kreut të grupit të PD ndaj ministrit të Shëndetësisë.

“Kreu i grupit të PD-së godet me grusht ministrin e qeverisë. E kanë parë sytë e shqiptarëve, e kanë filmuar kamerat këtë incident të rëndë. Po depozitojmë kërkesën e një grupi deputetësh të PS drejtuar Byrosë së Kuvendit dhe i kërkojmë Byrosë të mblidhet urgjent të shqyrtojë këtë rast”, ka deklaruar Balla.

Nga ana e tij, kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka komentuar lajmet në shtypin shqiptar dhe atë të huaj, të cilat sipas tij fshikullojnë Shqipërinë. Paloka ka ironizuar akuzat e mazhorancës për armiq të jashtëm, që duan të pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

““Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajonin më të korruptuar”, thotë një titull duke iu referuar raportit të TI. “Policia shqiptare është më e korruptuara”, thotë një tjetër dhe “Corriere della Sera” që thotë “Shqipëria, sera e madhe e drogës në Europë”. Dy faqe kundër integrimit nga “armiqtë e jashtëm””, ka thënë Paloka.

Tensionet në seancë kanë vijuar kur në momentin që është ngritur për të folur kryeministri Rama, foltorja ështe zaptuar nga deputeti demokrat Flamur Noka. Noka ka pretenduar se ishte radha e tij për të folur dhe në mbështetje të tij janë ngritur edhe deputetët e tjerë të opozitës.

Pas një pushimi prej 5 minutash të kërkuar nga drejtuesja e seancës, në rifillim të saj Valentina Leskaj ka njoftuar përjashtimin nga seanca të deputetit Noka.

Ndërkohë, duke rimarrë fjalën, ish-kryeministri Berisha ka kritikuar pasardhësin e tij në këtë detyrë për braktisjen e vendit në momentet e përmbytjeve.

“Kur vendi dhe familjet përmbyteshin, kryeministri çau ferrën dhe iku në Nju Jork për të promovuar ekspozitën e shkarravinave të tij”, ka thënë Berisha.

Ai ka akuzuar qeverinë se e ka braktisur fshatin dhe fermerët, duke i harruar premtimet elektorale para se të vinte në pushtet.

“A nuk ishe t’i që the se do të pesëfishoje grantet për fermerët? Ku janë grantet? Ku janë investimet në bujqësi? Ku janë impiantet e përpunimit të ujërave të zeza? Fshatin ju e keni shkatërruar në mënyrë të pabesueshme”, ka thënë Berisha.

Në vijim, ai e ka akuzuar kryeministrin edhe për shpenzime luksi, me 129 makinat “Toyota” për eksponentët e saj.

Paraardhëse

Astrit Patozi-Ilir Beqajt: Suksese në jetë!

Pasardhëse

VIDEO/ Paloka godet ministrin Ilir Beqaj

Pasardhëse

VIDEO/ Paloka godet ministrin Ilir Beqaj

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.