• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Tenderi i Bashës për listat dhe përgjegjësinë e humbjes në PD

2 December, 2016
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka gjetur një zgjidhje për të justifikuar hapjen e PD dhe humbjen e saj. Në daljen e tij të fundit në TV, ai ka theksuar se PD është e hapur për cilindo që dëshiron të kandidojë, duke e ftuar të shkojë të plotësojë formularin e përgjegjësive në PD.

Deklarata, e cila duket si foshnjore për një politikan që drejton formalisht partinë më të madhe opozitare, në të vërtetë është një thirrje për të justifikuar hapjen dhe për të mbyllur debatin mbi përgjegjësinë e humbjes.

Një parti e madhe politike si PD, kur vendos të hapë partinë, duhet të ketë parasysh çfarë boshllëqesh do të mbushë dhe ku e ka dëmtuar mbyllja.

Nëse PD ka pasur devijime ideologjike, pra ka shkuar majtas, ajo duhet ta hapë partinë ndaj një të djathte më natyrale dhe të besueshme. Nëse ka shkuar shumë djathtas, duhet ta hapë ndaj elementëve të moderuar. Nëse partia është mbyllur brenda një klani familjar të Berishës, duhet ta hapë drejt një gare reale mbështetur mbi individë të spikatur. Nëse PD-në e ka dëmtuar mbyllja ndaj vetë elementëve të saj me reputacion, duhet t’u japë atyre përparësi në parti, etj. Pra, para se të bësh thirrje se “i hapa portat” duhet të bësh një skanim të gjendjes në parti, se ku e ka dëmtuar mbyllja.

Në fakt Lulzim Basha nuk ka thënë kurrë që PD ka qenë parti e mbyllur, përkundrazi, për tre vite që ai është në krye të saj, ka bërë kujdes të spastrojë partinë nga kundërsharë të tij. Ai ka thyer rekordin më jopolitik të historisë sonë, duke marrë njerëz tërësisht jopolitikë, të punësuar në kompaninë e Kunatit të vet dhe duke i bërë direkt anëtarë të Këshillit Kombëtar, pa qenë ende anëtarë të PD.

Ai ka luftuar kundërshtarët që mbështetën Olldashin dhe është në situatë lufte me çdo kritikë brenda partisë.

Thirrja e tij për të hapur partinë, “pa dallim feje, krahine, e ideje”, në të vërtetë është një maskim i mbylljes së partisë, dhe një mënyrë për të ngushtuar rrethimin e karriges së tij.

Duke iu bërë njerëzve thirrje të vijnë të plotësojnë formularë për deputet, Basha është duke bërë një tender publik për ata që do të paguajnë të bëhen deputetë. Siç ka ndodhur rëndom me shumë kryetarë degësh në partinë e tij, që kanë paguar për t’u bërë kryetar, kjo me sa duket do të jetë një mënyrë për të piketuar individë që janë të gatshëm të paguajnë të futen në lista.

Por kjo është vetëm ana korruptive e problemit. E keqja më e madhe është efekti politik i saj. Duke mos përcaktuar për çfarë ka nevojë Partia Demokratike, Lulzim Basha është duke justifikuar futjen në PD të njerëzve jopolitikë të bizneseve të veta, që t’i ketë si badigardë pas humbjes së Qershorit.

Ajo që është interesante në deklaratën e tij dhe që ka të bëjë me atë që quhet “formulari i përgjegjësive”, Basha mendon se përgjegjësinë për humbjen pas kësaj “hapje” nuk do ta mbajë Basha, por ata që do pranojnë të futen në PD dhe të mos ia dalin dot të fitojnë.

Pra në këtë rast, ai edhe bën një tender për të futur në garë njerëz anonimë me para për t’i bërë presion kundërshtarëve të vet në parti, që nuk u shkon mendja të shkojnë të paraqiten tek Kunati i tij, dhe mendon se do t’i ikë përgjegjësisë në rast humbjeje.

Në fakt e vetmja gjë që mund të funksionojë është e para. Lulzim Basha mund të bëjë ca para me këto zgjedhje. Në emër të “hapjes”, ai mund të fusë në PD njerëz anonimë, pagatorë të klanit të tij dhe besnikë të tij pas humbjes. Por shpresa që këta mund ta mbrojnë është e kotë.

Atë mund ta mbrojë vetëm ai që e ka vendosur kryetar. Dhe që ta bëjë këtë ai nuk mund të rrijë indiferent “ndaj kësaj hapjeje”, ku njerëzit të pranohen në PD me formularë që dorëzohen tek Kunati. Duhet të paraqiten tjetërkund nëse duan të hyjnë vërtetë, qoftë dhe me lekë. Dhe s’ka nevojë ta mbrojnë. Boll të paguajnë atje ku është paguar për tetë vite për çdo tender.

Paraardhëse

Paris, 7 pengje gjatë tentativës për grabitje nga një i armatosur

Pasardhëse

Shkodër, pranga të kërkuarit, nuk iu bind urdhërit të policisë

Pasardhëse

Shkodër, pranga të kërkuarit, nuk iu bind urdhërit të policisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.