• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tenderat, PD akuza Ramës: Vetëm Balili mori 77 tendera, kurse Bego 14 milion euro para publik (VIDEO)

26 October, 2018
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas publikimit të procedurave ligjore për pjesëmarrjen në tendera nga ana e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar PD.

Këshilltari Ligjor i PD Gazment Bardhi ‘hapi’ dosjen me tenderat që janë dhënë në mënyrë abuzive nga qeveria ‘Rama’. Në emër të PD-së Bardhi tha se miku i Ballë, Edmond Bego, ka përfituar 14 milionë euro nga punët publike, ndërsa I shpalluri në kërkim ndërkombëtar Klement Balili ka përfituar 77 tendera, nga të cilat 30 pa garë.

Po kështu një anëtar I bandës së Agron Xhafajt, Edison Sali, , ka përfituar 12 tendera gjatë qeverisë së Edi Ramës.

“Edi Rama, i kapur në flagrancë, po bën makiazh me ligje fasadë për të fshehur të vërtetën e bashkëqeverisjes së tij me krimin dhe pasurimin e krimit me paratë e shqiptarëve”, tha Bardhi.

Deklarata e Plotë

“Propaganda dhe tallja me shqiptarët janë mjeti i vetëm i qeverisë së Edi Ramës për të mbuluar bashkëqeverisjen me krimin. Nuk ka asnjë inisiativë të re nga qeveria e Edi Ramës kundër krimit të organizuar. Ministrja e Drejtësisë e di se ligji që ndalon personat e përfshirë në krimin e organizuar të mos përfitojnë tendera dhe koncesione është në fuqi prej vitit 2006. Neni 45 i Ligjit për Prokurimin Publik përcakton se organet shtetërore duhet të përjashtojnë nga një procedurë prokurimi çdo person për të cilin ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës ky ligj nuk u zbatua dhe tenderat, koncesionet, PPP-të ranë në duart e trafikantëve të drogës dhe personave të tjerë të përfshirë në krimin e organizuar.

Të shkruash me fjalë të tjera atë që sot ekziston në ligj, është tallje me shqiptarët dhe tentativë e qartë për të marrë në mbrojtje anëtarët e krimit të organziuar që janë aktualisht nën hetim nga prokuroria për përfitime të paligjshme në tendera publikë.

•Miku i Taulant Ballës, Edmond Bega, që ka përfituar 14 milionë euro nga punë publike, si dhe leje dhe licensa,
•Klement Balili, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ka përfituar 77 tendera, nga të cilat 30 pa garë.
•Edison Sali, anëtar i bandës së Agron Xhafaj, ka përfituar 12 tendera gjatë qeverisë së Edi Ramës.

Këta shembuj dhe plot shembuj të tjerë janë prova se Edi Rama, i kapur në flagrancë, po bën makiazh me ligje fasadë për të fshehur të vërtetën e bashkëqeverisjes së tij me krimin dhe pasurimin e krimit me paratë e shqiptarëve”, tha Bardhi.

Video:

Paraardhëse

Peshkopi grek e mbyti me dekorata, del videoja që Rama e mbante fshehur (VIDEO)

Pasardhëse

Pjerin Ndreu shpërthen kundër Berishës: Plakut i mbajnë duart era gjak

Pasardhëse

Pjerin Ndreu shpërthen kundër Berishës: Plakut i mbajnë duart era gjak

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.