• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Temperaturat marrin kthesë, meteorologu zbulon si parashikohet moti për ditët në vazhdim

22 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një lidhje me Skype në emisionin”Rudina” ka qenë meteorologu i njohur Hakil Osmani i cili ka bërë parashikimin e motit. Gjatë këtij muaji ndonëse jemi në pranverë, duket se koha nuk ka qenë e tillë pasi temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka patur reshje. Ai ka treguar se kur do ikin “Plakat e Prillit” dhe si do jenë temperaturat gjatë ditëve në vijim.

Hakil Osmani: Përsa i përket ditëve në vijim pritet që reshjet e shiut të jenë prezente duke bërë që ditën e nesërme të kemi herë pas here rrebeshe shiu, më të dukshme do jenë në zonat qendrore dhe jugore. Gjatë ditës së shtunë reshjet do mbeten prezente, mbasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të kushteve të motit, përmirësim i cili do të jetë edhe gjatë ditës së diel.

Intervista:

Rudina Magjistari: Çfarë do ndodhë pas të dielës, do vazhdojë të rikthehen shirat, deri kur parashikohet të jetë situata kështu dhe kur do kemi atë pranverën e vërtetë me diell?

Hakil Osmani: Pritet që javën tjetër të vijojë rritja e vlerave termike duke bërë që deri në 10 ditëshin e parë të muajit Maj të kemi vlera të territorit shqiptar që do shkojnë edhe mbi 20 °C, ndërsa në ultësirën perëndimore pritet që të regjistrohen edhe vlerat 27 apo 28°C. Edhe pse do kemi këtë rritje të vlerave termike, reshjet e shiut me episode të shkurtëra dhe të pakta do të jenë herë pas here prezente, por nuk do përfshijnë gjithë territorin shqiptar. Do jenë reshje kryesisht të izoluara.

Pranvera që ne përjetojmë është një pranverë tipike me vlera normale pavarësisht se në këto dy dekatat e fundit jemi mësuar me një pranverë të ngrohtë, por përsa i përket reshjeve të shiut, duhet thënë se kanë qenë reshje të pakta në sasi, ku në zonat të cilat janë plotësuar kuotat mujore janë nga Shkodra në Durrës, ndërsa pjesa tjetër e vendit ka patur sasi më të pakta të reshjeve.

Përsa i përket vlerave termike, pritet që të kemi një rritje të tyre, nuk përjashtohet mundësia që pas datës 10 Maj të kemi prezencë të stuhive tropikale në vendin tone, por dhe në Mesdhe të cilat ndodhin si pasojë e temperaturave të larta, çka bëjnë që sipërfaqet ujore të avullojnë dhe të sjellin këto stuhi.

Paraardhëse

Gjuha e ashpër e presidentit pak ditë para zgjedhjeve, Spartak Ngjela zbulon frikën e madhe të Ilir Metës

Pasardhëse

Rama përplaset me Fevziun në emision, a po negocion Gjermania mes teje dhe Bashës për bashkëpunim?

Pasardhëse

Rama përplaset me Fevziun në emision, a po negocion Gjermania mes teje dhe Bashës për bashkëpunim?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.