• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Telefonata e parë mes Biden dhe Putin, ekspertët nxjerrin prapaskenat e forta

30 January, 2021
në Botë, Kryesore
0
146
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ekspertë të politikës së jashtme e shohin si shenjë të mirë telefonatën e Presidentit amerikan Joe Biden me Presidentin rus Vladimir Putin. Ata thonë se zoti Biden nuk i anashkaloi çështjet e debatueshme ndërsa u përpoq për gjetjen e pikave të përbashkëta, duke u pajtuar për zgjatjen e marrëveshjes historike për armët bërthamore. Në materialin në vazhdim, korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine sjell mendimin e analistëve se çfarë nënkupton përmabjtja e telefonatës mes dy presidentëve për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Rusi.

Burgosja e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny pas kthimit të tij në Moskë dhe helmimit, ka bërë që mijëra njerëz të protestojnë në mbarë Rusinë.

Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Joe Biden e ngriti çështjen gjatë telefonatës me Presidentin rus Vladimir Putin, dhe se Uashingtoni do të vazhdojë ta trajtojë çështjen në të gjitha nivelet.

“Ai nuk u kufizua në përcjelljen e shqetësimit të tij në lidhje me trajtimin e Alexei Navalny-t dhe protestuesve…”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në lidhje me telefonatën e Presidentit Biden me homologun rus Putin.

Duke folur për opozitarin rus Navalny, kryediplomati amerikan Antony Blinken u tha gazetarëve se është e habitshme se sa e shqetësuar duket Moska për një njeri.

“Jemi thellësisht të shqetësuar lidhur me sigurinë e zotit Navalny. Gjëja më e rëndësishme është se zëri i tij është zëri i shumë rusëve dhe duhet të dëgjohet e jo t’u mbyllet goja.”

Pavarësisht kritikës amerikane mbi trajtimin e Navalny-t, Putini e ka vlerësuar zgjatjen 5-vjeçare të traktitit për armët bërthamore, një veprim i shpejtë, vetëm disa ditë para se të skadonte traktati i fundit SHBA-Rusi.

Disa analistë të politikës së jashtme thonë se ndihen të inkurajuar nga qasja reale e Presidentit Biden ndaj Putinit. Thomas Pickering ka qënë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Rusi.

“Politika e Presidentit Biden është e qartë, t’i thotë gjërat ashtu siç janë. Të thotë të vërtetën edhe kur e vërteta dhemb, por gjithashtu edhe të zgjedhë gjërat që e çojnë procesin përpara, ku interesat kombëtare të dy vendeve përputhen.”

Ekspertë të tjerë thonë se është thelbësore që Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të ngrenë zërin për opozitarin Navalny dhe abuzime të tjera të drejave të njeriut në Rusi, por nuk duhet patur pritshmëri të larta. Thomas Remington është profesor i shkencave politike.

“Mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin dorë nga ëndërra që përpjekjet tona disi do të kenë ndonjë efekt të dobishëm tek ndryshimet politike në Rusi.”

Pas ngurrimit nga ish-Presidenti Trump për të kritikuar publikisht Putinin, madje edhe pse administrata e tij mori masa të ashpra ndaj Rusisë, ekspertët thonë se Presidenti Biden po vendos një ton të ri për katër vitet e ardhshme.

Paraardhëse

Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit i ndodh e papritura dhe rrethohen nga policia

Pasardhëse

PD: PS, partia e parë shqiptare që hyn në zgjedhje kundra BE-së dhe po e dërgoni vendin drejt Lindjes

Pasardhëse

PD: PS, partia e parë shqiptare që hyn në zgjedhje kundra BE-së dhe po e dërgoni vendin drejt Lindjes

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.