• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Të q**sha nënën z. gjyqtar! Më fal… politikisht!

28 June, 2016
në Opinion
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Nga Anri Bala

Para pak ditësh dola dhe unë përpara trupit gjykues, pasi kisha kryer një krim të turpshëm! Krim si gjysma e shqipëtarve. Ndërtim pa leje në tokën time, mbi çatinë time, në fshatin tim, ku gjithë e gjithë vetëm pesë shtëpi kanë mbetur në këmbë.

Nejse, unë isha i frikësuar sepse nuk kisha asnjë kacidhe për të paguar avokatin! Tentova të shes lopën tek një bashkëfshatar i imi, por edhe ai duke përfituar se isha në hall, ma lypi t’a blinte me gjysëm çmimi. Kështu që vendosa, më mirë ca kohë burg se të lija fëmijët pa bukë.

Hyri gjykatësi në sallën bosh, pasi njerëz nuk kishte. Kur s’ke asnjë qindarkë në xhep, edhe njerëzit e tu nuk duan të të shikojnë! Policët dhe sekretarja u çuan në këmbë, pashë ata e u çova dhe unë! Më erdhi rëndë nga vetja kur përballë meje doli një kalama spurdhjak, një verdhacuk, si mi halesh. Ky spurdhiak do të më gjykojë mua, të më çoj në këmbë sepse hyri ai, “drejtësia”?! Kështu që vendosa: Edhe sikur të më fali, nuk dua drejtësi prej tij!

Mbasi foli e llomotiti për nenin, kodin, ligjin e ndryshuar, a thua se unë kisha vrarë dhe grabitur gjysmën e Shqipërisë, u largua dhe deklaroi se për afro gjysëm ore do jepte vendimin! Prita gjysëm ore, një orë, dy orë dhe më në fund erdhi. Përsëri u çuam në këmbë dhe gjyqtari filloi leximin: Në bazë të nenit… të kodit… i pandehuri dënohet me 2 vjet heqje lirie!

Shtanga kur policët mu afruan të më vendosnin prangat, nuk dija se çfarë të bëja dhe më dukej e pabesueshme! Nuk kisha vjedhur, vrarë apo prerë njeri, madje as sharë apo ofenduar ndonjë që e meritonte. E përse ky vendim?!

Në atë çastë e pashë veten ngushtë dhe desha të bërtisja, t’ja nxirrja dikujt mllefin që më ishte bërë lëmsh në stomak, por nuk kisha se kujt. Përballë kisha vetëm atë, gjyqtarin. Atëherë nuk u përmbajta dhe ju drejtova: “Të q*fsha nënën z. gjyqtar, ty dhe drejtësisë tënde!”

Mirëpo “miu i haleve” u tërbua, u bë luan dhe u ngrit në këmbë, tani me ton edhe më të lartë: “Në bazë të nenit… për fyerje të rëndë të trupit gjykues… të pandehurit i shtohen edhe pesë vjetë nga dënimi!”

“Ngadalë bre kadiu ynë, çfarë të bëra?!”, ju drejtova unë.

“Çfarë do të bësh t’i më shumë more? Më fyeve mua dhe bashkë me mua, trupin gjykues dhe bashkë me trupin gjykues, drejtësinë shqiptare!”

“Nuk e kisha seriozisht, i nderuar “mi halesh”, më fal “pusht”, më fal gjyqtarë, e kisha “politikisht” të q*fsha nënën!

A nuk ishit ju që i dhatë pafajësinë atij kallupit me emrin Luli, që kishte sharë e fyer atë palloshin tjetër me emrin Ilir! Luli e shante çdo ditë me libër shtëpie, deri dhe me banorët e lagjes! Mos ma moho këtë, i kam ndjekur të gjitha nga televizori i shtëpisë.

Unë njëherë ju shava… “shpirtërisht”! Përse tërboheni kur ju shajnë, apo ma ke mamanë të virgjër dhe na ke lindur si Jezusi?! Nëse nëna jote është si e imja, përse ligji jot nuk është edhe i imi? Përse Luli shpallet i pafajshëm dhe unë na dilkam fajtor? Mbrapa kurrizit tënd, po lexojë: “Ligji është i barabartë për të gjithë!”, tentova ta bindja me argumenta prej avokat kalibri.

Përgjigja e tij ishte ofenduese: “Ik or katundarë i dreqit, ku kupton ti nga ligji! Ligji është llastik! Për mua dhe ata që më kanë sjellë këtu nuk hapet, ndërsa për ty dhe ata brekëgrisurit si puna jote, hapet aq sa më do trrapi mua! Merreni dhe ma largoni, këtë surrat”, i’u drejtua policëve.

Ndërsa policët po më vinin prangat, nuk munda të duroja dot pa u ndarë me spurdhiakun “burrërisht”!

Atëherë, me që na qenka puna kështu, më fal se dua të bëj një ndërhyrje të vogël z. gjyqtarë: Të q*fsha nënën ty dhe atyre që të kanë sjellë ty këtu… politikisht kuptohet!

Paraardhëse

Përplaset furgoni, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur në Vlorë

Pasardhëse

Europa përzë me shumicë dërrmuese Britaninë e Madhe

Pasardhëse

Europa përzë me shumicë dërrmuese Britaninë e Madhe

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.