• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Të lutem Edi Rama, lexoje këtë letër!

16 November, 2016
në Opinion
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Zyhdi Berberi

I dashur Zoti Rama!

Në fakt mund duhet të të thërrisja Shoku sikurse e tërë e majta nga Australia në Kanada, por diçka ndodhi me Partinë Socialiste teksa erdhe në krye dhe ti u kompleksove më shumë sesa Balli Kombëtar më 1944. Aq shumë saqë jo vetëm ndalove përdorimin e brendshëm të  ‘Shokut’ por një gonxhe në simbolin e Partisë Socialiste të prishte terezinë duke zëvendësuar jo vetëm logon, por edhe ngjyrën nga rozë në leila. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, inicialet e partisë i thjeshtove sepse PSSH-ja ishte e Kongresit të IX, ndërsa ti kishe ardhur si rilindas që në 2005, pavarësisht se e mësuam me vonë.

Në vitin 2013, programi yt elektoral qe i hatashëm. Besimi si socialist dhe si votues nuk ma jep ngenë qofte dhe t’i përmend premtimet që më shumë sesa nga karakteri, binin në sy nga cilësia. Megjithatë, qëllimi i letrës time nuk është që të shërbejë si ushqim për doktorin sesa si përpjekje për të të kthyer ty me këmbë në tokë.

Pa u mbushur ende mandati yt i parë, vajza e Namik Dokles dhe motra e Taulant Ballës kanë vjellë vrer, helm dhe mbeturina ushqimore trupore ndaj qeverisjes tëndë. Dhe më e bukura, jo ndaj PS-LSI, apo LSI, por pikërisht ndaj Beqajt, Tahirit etj. Kjo diarre është e përditshme dhe neve duhet të përballemi çdo ditë ndërsa në sytë tanë ngjan më tepër si një karshillëk. Përse Z. Rama, Namik Dokle vijon merr rrogën si deputet prej 3 vitesh ndërsa në Kuvend nuk është ngritur të flasë  kurë? (Se të pretendosh për ta parë në intervista dhe debate televizive është luks i madh).

Përse Taulant Balla është lënë vetëm si zhurmues i Saliut që ju bën juve zbor të paktën 1 herë në javë në Kuvend, ndërsa ju jeni të aftë veçse të hani njëri-tjetrin duke ngritur duart përballë dekriminalizimit të PD-së?

E di ti Edi që nëse motra ime apo vajza ime po të shkruante qoftë edhe një status në rrjetet sociale me 140 karaktere kundër teje, nëse ajo do t’i kishte prindërit në punë, do të flakeshim të gjithë nga puna? Ti i kërkon mandatin Ben Blushit se pse krijoi një parti të re. Taulant Balla më saktë ia kërkon Blushit dhe ndërkohë motra e Ballës shprehet publikishit se i vjen turp për policinë që ka dhe se kjo s’është qeveria që ajo do…

Edi, u bënë 3 vite që thua se punë ka, por nuk ka profesionistë. Unë dhe ish-kolegët e mi nuk e dimë përse e ke fjalën. Ta them këtë sepse jemi qindra persona që kemi punuar si ushtarakë. Qindra doktorë e qindra mësues etj. Të gjithë ne duam edhe 10-15 vite të dalim në pension. Edhe e di pse është i pamundur punësimi ynë pas 20 e ca vitesh eksperiencë? E di pse kemi, 11 vite, qysh më 2005, pa punë? Sepse e keqja më e madhe ishte Saliu që na hoqi e nuk na qasi. Pastaj shpike ‘Hariton’ që kemi aplikuar për punë që në 2013 pas thirrjes suaj dhe ja ku jemi sot pas 3 vitesh dhe në moshë 58 vjeç. Ç’do i thuash këtyre shtresave? Ik bëhuni saldatorë dhe hidraulikë 7 vite para se të dilni në pension se punë ka, por duhen profesionistë?

E keqja më e madhe e di kush është? Por e madhja fare ama… Ti dështove në premtim, ose ne gabuam që të besuam. Ti ngre duart përpjetë përballë kreut të SHISH (se s’na lë SHBA ta heqim); ti nuk e shkarkon dot Adriatik Llallën (se gramshiotin e do LSI sikurse do edhe Nishanin); ti s’e luan dot Bujar Leskajn (se të fryn Bamir Topi në vesh) dhe pa llogaritur PDIU që na u poftiq së fundmi… Po si mendon ti? Që shumicën në Kuvend ta dhamë sa për statistikë?

A e di ti Edi, ose më saktë ti e di, por nuk e mban mend populli se ti në asnjë moment nuk premtove gjatë fushatës se do të nisje një operacion arrestimesh për pagesën e energjisë elektrike dhe atë ujit. Dhe ti që thua se është ulur çmimi i energjisë, merr librezën e dritave të banorit të Vermoshit ose Konispolit dhe shihe kur kanë paguar më shumë, në mars 2013 apo në marsin e 2015-ët? Te tjera the e të tjera bëre. Madje dhe Frangaj. Çili, Mane e të tjerë klientë të Berishës u bënë të tuajit sepse ‘kuptove’ se qeverinë në vazhdimësi e mban në këmbë media dhe leku e jo ne, votuesit.

Edi, në zgjedhje e 2017 ti nuk do ti kesh ato 1 milion shuplaka sepse cilido i ndershëm nuk do të votojë më për ty. Ti mund të kesh 1 milionë rilindas gjetkë, por jo ata që janë shtylla e PS sikurse veteranët (që ti i urren), familjet e ushtarakëve (që ti i neglizhon), të dhunuarit e vitit 1996 (që ti i sheh si Kastriot Islamë) e të tjerë.

Për ta shkoqitur, nuk do të votojnë as Bashën dhe as dreqin me të birin. Nëse na e lejon pensioni do të ikim në plazh atë të diel zgjedhjesh.

Në të kundërt, do të ziejmë gurë në tenxhere për t’u dukur sikur kemi për të ngrënë, por nga dera e shtëpisë që na ka dhënë Enver Hoxha nuk do të dalim!

Paraardhëse

Laci tregon “bombat” e saj (Foto)

Pasardhëse

A e blejnë paratë edhe lumturinë ? E tregon ky studim…

Pasardhëse

A e blejnë paratë edhe lumturinë ? E tregon ky studim...

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.