• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Të krishterët kremtojnë sot lindjen e Krishtit, çfarë duhet të dini rreth kësaj feste të madhe

25 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Festa e Krishtlindjeve, është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera, ajo kremtohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht.

Pas Pashkëve, festa e Krishtlindjeve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjesht simbolike dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se Tij.

Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

Por përveç anës shpirtërore dhe fetare festa e krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë.

Përgatitjet për këtë festë nisin javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve.

Dhurata, ushqime të shumëllojshme, e gjithë familja e mbledhur rreth tavolinës duke ndarë urime dhe mesazhet për vit më të mbarë e më të mirë.

Megjithatë bota katolike dhe ajo ortodokse duket se kanë disa ndryshime sa i përket riteve fetare.

Besimtarët katolikë festojnë vigjiljen e krishtlindjeve gjatë mbrëmjes së datës 24 dhjetor ndërsa sa i përket besimtarëve ortodoksë ceremonia zhvillohet gjatë paradites së datës 25 dhjetor.

Por cila është historia e saj?

Duket se pema e parë e Krishtlindjes është përdorur në Letoni rreth vitit 1500. Por vetëm në vitin 1841 princi Albert, bashkëshorti i Viktorias, futi në Angli zakonin e përdorimit të pemës së krishtlindjes si zbukurim.

Duke parë përdorimin e madh të këtij elementi dekorativ, ekzistojnë “ferma” të tëra, të cilat kultivojnë pemët e destinuara posaçërisht për festën e Krishtlindjes.

Kompania e parë e këtij lloji u krijuan në vitin 1901 në SHBA.

Por për çdo pemë të prerë, kultivohen mesatarisht tre të tjera.

Pothuajse një milion pemë Krishtlindjesh hidhen në plehra çdo vit vetëm në Londër. As 10% nuk riciklohet.

Përdorimi i pemës së Krishtlindjes me dritat elektrike ishte një ide e Edward Johnson në vitin 1882, që ishte asistent i Thomas Edison.

Ndërsa pema e Krishtlindjes më e lartë në botë është ajo e Vatikanit, në sheshin e Shën Pjetrit, me një gjatësi prej 30 metra.

 

Paraardhëse

“E kisha personale”, Martinez: Sa bukur të merrja të njëjtin mesazh nga Messi

Pasardhëse

Mbahet mesha e Krishtlindjeve në Katedralen Ortodokse, besimtarët luten për më shumë paqe e mirësi

Pasardhëse

Mbahet mesha e Krishtlindjeve në Katedralen Ortodokse, besimtarët luten për më shumë paqe e mirësi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.