• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Të huajt blenë 43 milionë euro prona në Shqipëri

30 September, 2018
në Aktualitet, Ekonomi
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shtetasit e huaj po mësyjnë për të blerë prona në Shqipëri. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në gjashtëmujorin e parë të të këtij viti investimet e huaja direkte në fushën e pasurive të paluajtshme ishin 43.4 milionë euro ose mbi 3 herë më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Këto janë kryesisht blerje apartamentesh banimi në qytetet bregdetare. Agjencitë e pasurive të paluajtshme tregojnë se të huajt, kryesisht nga vendet nordike, po kërkojnë që të blejnë një shtëpi të dytë në bregdet. Jugu i Shqipërisë është një nga destinacionet më të kërkuara, por blerje pronash nga të huajt ka edhe në qytete të tjera bregdetare të vendit.

Sipas agjencive turistike, shumica e të huajve preferojnë të investojnë në apartamente. Rritja e numrit të turistëve të huaj, ka zgjuar tek ta interesin për të blerë një apartament banimi në Shqipëri duke shtuar ndjeshëm kërkesën.

Por veç turistëve që i blejnë këto apartamente vetëm për përdorim personal ka dhe një kategori tjetër të huajsh, të cilët po blejnë prona në Shqipëri për qëllime investimi. Sipas agjencive turistike, kjo kategori blerësisht e shikon blerjen e një apartamenti në bregdetin shqiptar si një mundësi të mirë investimi për të përfituar nga rritja e çmimeve në të ardhmen apo për t’i dhënë me qira gjatë sezonit turistik, gjë që gjeneron të ardhura të konsiderueshme për individët.

Kjo kërkesë e të huajve në sektorin e pasurive të paluajtshme buron kryesisht nga çmimet e ulëta që ka Shqipëria krahasuar me vendet e tjera. Në shumë qytete bregdetare të Shqipërisë, çmimi i një apartamenti banimi varion nga 30 deri në 50 mijë euro, në varësi edhe të sipërfaqes.

Këto çmime janë dukshëm më të ulëta se sa në vendet e rajonit duke e bërë Shqipërinë një treg tërheqës për të huajt, veçanërisht ata që vijnë nga vendet e pasura të Europës. Por kohët e fundit është rritur interesi edhe nga shtetasit e Europës Lindore, veçanërisht polakët, bullgarët dhe ukrainasit, të cilët, pasi e kanë vizituar Shqipërinë si turistë, kërkojnë që të blejnë një apartament në një nga zonat bregdetare të Shqipërisë.

Përveç çmimeve të ulëta dy faktorë të tjerë shtesë, që kanë rritur kërkesën e të huajve për prona në Shqipëri janë pozicioni i favorshëm gjeografik dhe klima e mirë.

Paraardhëse

Vogëlushja që hapi sytë pak para se t’i fiknin aparaturat që e mbanin gjallë (VIDEO)

Pasardhëse

Zbardhet ngjarja që i mori jetën 25 vjeçarit në Dibër

Pasardhëse

Zbardhet ngjarja që i mori jetën 25 vjeçarit në Dibër

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.