• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Të gjithë skenarët e mundshëm: Vala e parë e Covid-19 s’ka mbaruar, por si mund të vijë një e dytë?

10 July, 2020
në Botë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Restorantet janë hapur, parqet janë plot dhe njerëzit tashmë janë kthyer në punë, ndërkohë po shënohen mijëra raste të infektuarish nga Covid-19.

Vala e parë e Covid-19 nuk ka mbaruar dhe format që do të marri pandemi do të vendosen nga veprimi i njerëzve, në formën e distancimit shoqëror, testimit dhe metodave të tjera tradicionale të kontrollit të sëmundjes, pa marrë parasysh natyrën e virusit.

Ekspertët thonë se ekzistojnë disa mundësi

Njëra është që virusi shpërthen dhe njerëzit lihen të lirë, derisa të arrihet imuniteti i tufës pa dalë nde vaksina. Testet e antitrupave në shumicën e vendeve tregojnë se masat në karantinë ishin shumë më efektive në ngadalësimin e virusit.

Për shembull më pak se 10% e popullsisë në Francë, Spanjë dhe Suedi kanë zhvilluar antitrupa që do të dëshmojnë se kanë kapur virusin dhe në teori, janë vërë imunë, për të paktën në një kohë të shkurtër.

Pavarësisht kësaj, kjo gjithashtu do të thotë se shumica e popullsive mbetet e ndjeshme. Nëse shoqëritë rihapen para se virusi të zhduket, mund të bëjë që vala e parë e infektimeve të mos zhduken tërësisht,” thotë Angela Rasmussen, një virolog në universitetin Columbia.

Shkalla e këtyre infektimeve mund të zvogëlohet duke u respektuar masat e përcaktuara si mbajtja e maskës, përdorimi i transportit publik dhe shmangja e grumbullimeve. Nëse infektimet rriten edhe më shumë, disa shtete duhet të përgatiten që të vendosin sërish karantinën.

“Nëse ne po rihapemi dhe do të shohim që numrat e rasteve rriten me shpejtësi brenda disa javësh, mund të shohim gjithashtu se do të kthehemi në karantinë,” thotë Rasmussen.

Vala e dytë

Pandemia e gripit, historikisht kanë pasur një valë të dytë e cila është rikthyer pas gjashtë muajsh më vonë. Por nuk ka asnjë garanci që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Covid-19.

Distancimi shoqëror dhe testimi i fuqishëm ose mungesa e tij, do të jenë vendimtare për të vendosur të ardhmen e pandemisë.

Gjithashtu ekspertët thonë se duhet identifikuar edhe personat nëse kanë imunitet dhe antitrupa. Sipas tyre duhet vlerësuar kjo gjë sepse imuniteti i trupit mund të zgjasë shumë pak ose mund të zgjasë me dekada. Për shembull gjatë pandemisë së gripit të derrit të vitit 2009, autoritetet e shëndetit publik kudo në botë u shqetësuan se kjo prekte vetëm të moshuarit.

Më vonë, ata zbuluan se virusi kishte strukturë e ngjashme me atë që qarkulloi gjatë pandemisë në vitin 1918. Sistemet imune të shumë të moshuarve ishin trajtuar me një virus të ngjashëm 92 vjet më parë. Rezistenca ndaj disa koronavirusëve të zbuluar më parë është menduar të zbehet brenda një viti.

Nëse imuniteti ndaj Covid-19, ka gjasa të jetë 6 muaj deri në 1 vit, gjithmonë duke u referuar studimeve shkencore.

Frekuenca e shpërthimeve të konsiderueshme mund të ndikohet gjithashtu nga moti. Shumica e gripave përhapen më lehtë gjatë dimrit sepse virusi mendohet se preferon ajrin e thatë mbi lagështinë. Koronaviruset ekzistues ndjekin gjithashtu modelet e sezonit. Nëse ky koronavirus sillet në të njëjtën mënyrë dhe nuk ka ende prova të forta atëherë do të shohim një valë të dytë në dimër.

Mutacione të konsiderueshme në virus gjithashtu mund të çojnë në një valë infeksionesh të reja në rrugën e duhur. Deri më tani, shkencëtarët thonë se nuk është një shqetësim i madh.

Infeksionet mbahen nën kontroll

Sipas ekspertëve, vendet që kryejnë ndërhyrje mjaft të efektshme siç janë testimi dhe gjurmimi i kontaktit, kjo valë e parë e rasteve të koronavirusit mund të jetë e fundit që do të përjetojmë, të paktën për disa kohë.

“Në Zelandën e Re, e cila ka arritur të zhdukë në mënyrë praktike virusin dhe ka instaluar sisteme të fuqishme për të monitoruar shpërthime të reja, mund të mos ketë shpërthime të reja ose një valë të re,” thotë Nick Wilson, një profesor i shëndetit publik në Universitetin e Otago në Zelandën e Re.

Vendet me popullsi të vogël dhe gjeografi të izoluar si Zelanda e Re dhe Australia mund të jenë në gjendje ta kalojnë këtë gjë. Ndërsa, Koreja e Jugut është një vend tjetër, ku sistemet e zbulimit së virusit të të cilit mund të përparojnë sa duhet për të shkatërruar çdo shpërthim të ardhshëm, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë.

Virusi të “përkëdhel”

Ekzistojnë një pakicë e epidemiologëve që argumentojnë se vdekshmëria e koronavirusit është mbivlerësuar. Një nga më të njohurit është Sunetra Gupta, një pedagoge e epidemiologjisë teorike në universitetin e Oksfordit, i cili thotë se virusi tashmë mund të ketë një zgjidhje. Ajo argumenton se studimet e antitrupave të kryera deri më tani kanë qenë të besueshme dhe nuk marrin parasysh mundësinë që shumë njerëz mund të jenë imun ndaj Covid-19, për shkak të ekspozimit ndaj koronaviruseve beninje edhe më herët.

Të tjerë, përfshirë neuroshkenctarin Karl Friston, kanë folur gjithashtu për disa popullata siç është Gjermania që kanë një lloj “çështje të errët” imunologjike ku ka më pak viktima se vendet e tjera, Spanja, Italia apo Mbretërinë e Bashkuar. Kjo pikëpamje është më e çuditshme dhe shumica e qeverive kanë preferuar të planifikojnë skenarin e rastit më të keq, që miliona njerëz janë të preken nga virusi.

Por Gupta argumenton faktin që shkalla e transmetimit të viruseve ka arritur kulmin edhe në disa vende që nuk u izoluan.

“Në pothuajse çdo kontekst kemi parë që epidemia të rritet, të kthehet dhe të zhduket, por kjo nuk është e përcaktuar për Covid-19,” i tha Gupta.

Paraardhëse

Do të mbyllet sërish transporti urban në Tiranë?

Pasardhëse

Përse PD trembet nga “lista të hapura”?

Pasardhëse

Përse PD trembet nga “lista të hapura”?

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.