• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Të dyshuarit për spiunë, ambasada ruse: Institucionet shqiptare nuk po na përgjigjen

24 August, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
50
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasada ruse në Tiranë iu është përgjigjur pyetjeve të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, lidhur me incidentin e ndodhur të shtunën në Uzinën e Gramshit, ku u arrestuan dy shtetas të Rusisë dhe një ukrainas.

Ditën e djeshme, gazetarja Anila Hoxha përmes e-mail kërkoi shpjegime nga selia diplomatike e Rusisë në Tiranë, duke iu shtruar pyetjet: “A keni kontaktuar me shtetasit e arrestuar? A jeni vendosur në dijeni për akuzat ndaj të dyshuarve nga shteti shqiptar” dhe Cili është reagimi juaj për incidentin e Gramshit? A janë spiunë tre të arrestuarit”.

Sot rreth orës 15:34, Ambasada ruse iu është përgjigjur pyetjeve të Top Channel, ku thekson se nuk ka marrë asnjë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim më datë 20 gusht të këtij viti në Gramsh. Selia ruse thotë se i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme shqiptare informacion për incidentin e ndodhur dhe akuzat e ngritura ndaj rusëve, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ambasada thekson se “nuk mund të mos ngjallë keqardhje fakti që pala shqiptare shmang zbatimin e dispozitave të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore 1963, e cila përcakton detyrimin e organeve kompetente të vendit pritës për të informuar menjëherë përfaqësuesit konsullorë për incidentet”.

“Pasi nuk morëm asnjë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim më datë 20 gusht të këtij viti në objektin ushtarak në qytetin e Gramshit, Ambasada Ruse në Shqipëri dërgoi më datë 22 gusht të këtij viti një notë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për të vënë në dijeni misionin diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve, vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar.

Ambasada ka ndërmarrë gjithashtu në mënyrë të përsëritur përpjekje për t’u lidhur me MEPJ-në e Shqipërisë nëpërmjet telefonit apo postës elektronike. Megjithatë, deri në ditën e sotme të gjitha kërkesat tona kanë mbetur pa përgjigje. Përkatësisht, për rrethanat e incidentit, fatin e shtetasve rusë të ndaluar, si edhe akuzat e ngritura ndaj tyre ne mund të gjykojmë, bazuar vetëm në njoftimet e medias.

Për sa më sipër, nuk mund të mos ngjallë keqardhje fakti që pala shqiptare shmang zbatimin e dispozitave të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore 1963, e cila përcakton detyrimin e organeve kompetente të vendit pritës për të informuar menjëherë përfaqësuesit konsullorë për ndalimin dhe incidente të tjera që ndodhin me shtetasit e vendit që ata përfaqësojnë. Me respekt, Ambasada Ruse nё Tiranё”- kjo është përgjigjja e Ambasadës ruse në Tiranë ndaj Top Channel.

Paraardhëse

“Ti je zemërlepur, unë e kap demin prej brirësh dhe e plas përdhe”, Meta mesazh Ramës: Dosjet me firmat fët e fët i ke plot, do dënohesh me ligjet e tua

Pasardhëse

‘Çmendet’ moti, bën namin në Divjakë, rrëzon pemët në rrugë

Pasardhëse

‘Çmendet’ moti, bën namin në Divjakë, rrëzon pemët në rrugë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.