• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Të durohet Wikileaks

22 April, 2017
në Botë, Opinion
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Matthias Hein/Wikileaks është e bezdisshme. Para së gjithash për organizata me pushtet të madh, të cilat preferojnë të veprojnë nën radarin e publikut. Të tilla si ushtria e SHBA, shërbimet e fshehta të SHBA, diplomacia e SHBA, politika e SHBA. Por demokracia jeton nga këto bezdi. Sepse ajo funksionon më së miri, kur zgjedhësit kanë aq shumë informacione sa të jetë e mundur. Demokracitë, qeveritë e legjitimuara demokratikisht duhet ta durojnë vështrimin kritik ndaj aktiviteteve të tyre. Pikërisht atëherë kur ky vështrim nuk i nxjerr ato ashtu si duhet.

Me të drejtën penale kundër Wikileaks?

Ngjashëm si në videon “Collateral Murder”, me të cilën Wikileaks u bë e njohur menjëherë në prill 2010. Videoja tregon se si në sulmin e një helikopteri të SHBA në Bagdad vriten dhjetë vetë, midis tyre dy gazetarë të agjencisë së lajmeve Reuters. Ose si në botimin e më shumë se 250.000 dokumenteve konfidenciale të ambasadave të SHBA në të gjithë botën. Ose si në rastin kur Wikileaks bëri publike se si e spiunonte shërbimi i fshehtë amerikan NSA Kancelaren gjermane Merkel.

Po të ndiqet penalisht Wikileaks ky do të ishte një rast i rrezikshëm reference, i cili do të hapte derën edhe për përndjekjen e organizatave të tjera të lajmeve. SHBA e ndjek këtë synim. Në këtë kuadër nuk vjen papritur deklarata e ministrit të Drejtësisë së SHBA, Jeff Sessions, se arrestimi i themeluesit të Wikileaks, Julian Assange ka prioritet për SHBA. Shefi i CIA-s, Mike Pompeo ia kushtoi që javën e kaluar daljen e tij të parë publike rrezikut të supozuar prej të ashtuquajturve Whistleblower. Pompeo avancoi dhe e quajti Wikileaks “një shërbim të fshehtë jo shtetëror dhe kundërshtar”. Në një fjalim për sigurinë kombëtare para Qendrës Kërkimore të Uashingtonit për Studimet Strategjike dhe Ndërkombëtare, Pompeo ia hoqi Wikileaks të drejtën për ta shprehur në mënyrë të lirë mendimin. Dhe e mbylli me kërcënimin e pafshehur: “Tani kjo merr fund!”.

Nuk është për t’u çuditur që shefi i CIA-s përcjell një pamje shumë miqësore të agjencisë së tij, e cila sipas tij vetëm mbledh informacione për armiqtë e Amerikës. Nuk të çudit që aktivitetet operative të CIA-s për shembull për përmbysjen e qeverive të huaja nuk përmenden me asnjë fjalë. Por që është pikërisht drejtori i një shërbimi të fshehtë që do të përcaktojë kufijtë e shprehjes së lirë të mendimit, kjo duhet të të bëjë të çohesh në këmbë.

Piratët e internetit të CIA-s

Wikileaks sapo e zemëroi tepër CIA-n, para së gjithash me publikimin e “Vault7”. Në të Wikileaks jo vetëm zbuloi që CIA ka një trupë të vetën piratësh interneti – pjesërisht në Frankfurt të Gjermanisë. Por u bë e ditur edhe se si i shfrytëzon CIA defektet e sistemit në celularët inteligjentë, në televizione ose në aparatura të tjera, për të siguruar akses në këto aparate.

Por ajo që qe më e rënda për punonjësit e shërbimit të fshehtë: me sa duket ata nuk janë në gjendje që t’i ruajnë as sekretet e tyre. Arka me mjetet për të ndërhyrë në aparaturat elektronike qarkullonte në qarqet e piratëve të internetit përpara se të përfundonte te Wikileaks. Dhe kjo i ka ekspozuar ndaj rrezikut të gjithë përdoruesit e këtyre aparaturave. Me këtë kjo rrjedhje informacioni pati një vlerë të lartë informative. Prandaj e vetmja gjë që duhet të luajë rol në gjykimin e Wikileaks duhet të jetë: a janë informacionet të sakta dhe a kanë vlerë informative? Në këtë aspekt, bilanci i Wikileaks është i klasit të parë. DW

Paraardhëse

U zënë pritë, dy të rinj masakrohen me thika tek ‘Komuna e Parisit’

Pasardhëse

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes një vajzë. Ikën shoferi

Pasardhëse

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes një vajzë. Ikën shoferi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.