• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Të bashkuar kundër Rusisë”, Biden dhe Truss premtojnë të forcojnë marrëdhëniet SHBA-Britani

7 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Joe Biden foli me telefon të martën me kryeministren e re britanike Liz Truss, duke e uruar atë për zgjedhjen në këtë post. Dy udhëheqësit premtuan të forcojnë marrëdhëniet e tyre dhe të jenë të bashkuar kundër Rusisë.

“Mezi pres të thellojmë marrëdhëniet e veçanta midis vendeve tona dhe të punojmë ngushtë për trajtimin e sfidave globale, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën ndërsa ajo mbrohet nga agresioni rus”, tha Presidenti Biden në një postim në Twitter.

Të dy udhëheqësit mund të takohen gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më vonë në shtator. Zonja Truss fitoi zgjedhjet brenda Partisë Konservatore në pushtet të hënën dhe mori postin e kryeministres së vendit nga zoti Boris Johnson të martën, ndërsa Britania përballet me disa nga sfidat më të mëdha në dekada. Zyra e kryeministres tha në një deklaratë se Biden dhe Truss diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në NATO dhe marrëveshjen e sigurisë SHBA-Australi-Britani të nënshkruar vitin e kaluar si një kundërpeshë ndaj Kinës. Truss pret të “punojë ngushtë me Presidentin Biden si udhëheqës të demokracive të lira për të trajtuar sfidat e përbashkëta, veçanërisht problemet ekstreme ekonomike të shkaktuara nga lufta e Putinit”, thuhet në deklaratë.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë tha se të dy udhëheqësit diskutuan vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në lidhje me konfliktin në Ukrainë, trajtimin e sfidave të paraqitura nga Kina, parandalimin e Iranit nga prodhimi i një arme bërthamore dhe “sigurimin e burimeve të qëndrueshme dhe të përballueshme të energjisë”.

Uashingtoni dhe Londra kanë qenë në një linjë në përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe në ato për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në Paqësor. Por, një marrëveshje tregtare që disa zyrtarë britanikë shpresonin se mund të kompensonte humbjet tregtare dhe ekonomike të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, ende nuk është arritur me administratën e zotit Biden. Një zyrtar amerikan tha se Shtëpia e Bardhë pret që marrëdhëniet e mira SHBA-Britani gjatë qeverisë së zotit Johnson të vazhdojnë edhe gjatë qeverisë së zonjës Truss dhe se Presidenti Biden dhe Kryeministrja Truss ka të ngjarë të jenë në një linjë në kundërshtimin e sulmit rus ndaj Ukrainës dhe ndikimin në rritje të Kinës në Indo-Paqësor.

Presidenti Biden pati një marrëdhënie të mirë me zotin Johnson, por ai mund të ketë tensione me zonjën Truss në lidhje me Irlandën e Veriut. Si anëtare e parlamentit, ajo prezantoi legjislacionin për të zhbërë Protokollin e Irlandës së Veriut, i cili ishte pjesë e marrëveshjes së daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Protokolli i dha përparësi mbrojtjes së Marrëveshjes së Belfastit të vitit 1998 për paqen në rajonin e kontrolluar nga Britania.

Presidenti Biden ka këmbëngulur që Britania të mos bëjë asgjë që mund të rrezikojë paqen 25 vjeçare në Irlandën e Veriut. Deklarata britanike mbi bisedën telefonike thotë se të dy udhëheqësit “ishin dakord për rëndësinë e mbrojtjes së Marrëveshjes së Belfastit”.

Zëvendës-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, përsëriti qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen e paqes të Irlandës së Veriut. “Përparësi e Shteteve të Bashkuara mbetet mbrojtja e përfitimeve të Marrëveshjes së Belfastit dhe ruajtja e paqes, stabilitetit dhe begatisë për popullin e Irlandës së Veriut”, tha ai./VOA

Paraardhëse

Dollari ‘nuk njeh ‘limite’, shikoni se çfarë po ndodh me këmbimin valutor

Pasardhëse

Temperatura deri në 34 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Pasardhëse

Temperatura deri në 34 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.