• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Të ardhurat në buxhetin e Shqipërisë rriten 25%

19 February, 2016
në Ekonomi
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të ardhurat buxhetore u rritën me 25% (apo me 6.5 miliardë lekë) në janar të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 32.2 miliardë lekë, sipas statistikave fiskale të Ministrisë së Financave. Performanca është shumë më e mirë se e njëjta periudhë e një viti më parë, kur të hyrat buxhetore ranë me gati 4%, si rrjedhojë e problemeve me sistemin e ri të deklarimit online. Në raport me janarin 2013, rritja e të ardhura është 16%.
Në janar 2016, efektin kryesor në zgjerimin e të ardhurave e ka dhënë të ardhurat tatimore, konkretisht akziza, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe sigurimet shoqërore, ndërsa TVSH kishte një ecuri më të dobët. Në total, të ardhurat nga tatimet e doganat u rritën me 35% në 21 miliardë lekë.
TVSH pati performancën më të dobët, duke u zgjeruar me 7.5% në 10.1 miliardë lekë.

Të ardhurat nga tatim fitimi pothuajse u trefishuan në gati 1.5 miliardë lekë dhe këtu ka dhënë një ndikim të ndjeshëm edhe kësti mujor i Bankes Petroleum, i cili në bazë të marrëveshjes me qeverinë shqiptare për zgjidhjen e një konflikti tatimor ka rënë dakord të paguajë 4.2 milionë dollarë (rreth 500 milionë lekë) çdo muaj për shlyerjen e detyrimit prej 57 milionë dollarësh.

Edhe të hyrat nga akciza u shtuan ndjeshëm, me 57% në 2.8 miliardë lekë, ndryshe nga viti i kaluar, kur ky zë ishte vazhdimisht në rënie.
Të ardhurat personale gjithashtu u zgjeruan me 66% në 3.2 miliardë lekë për dy arsye. Së pari ato kishin rënë ndjeshëm në janar 2015 për shkak të problemeve me deklarimin on line dhe së dyti, tatimet nisën në janar kontrollin e pagave te biznesi privat, në bazë të analizës së riskut.
Taksa nacionale gjithashtu u dyfishua në gati 3.1 miliardë lekë.

Ecuri pozitive shënuan dhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore, në rritje me 26%, duke arritur në 7 miliardë lekë, edhe këto një reflektim i kontrolleve tatimore mbi deklarimin e pagave. Ndërsa sigurimet shëndetësore rezultuan me rënie prej 25%.
Të ardhurat jo tatimore ishin në nivele pothuajse të njëjta me janarin 2015, rreth 2.7 miliardë lekë.

Paraardhëse

Obama firmos sanksionet e reja kundër Phenianit

Pasardhëse

Google tani flet 103 gjuhë të ndryshme

Pasardhëse

Google tani flet 103 gjuhë të ndryshme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.