• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Taulant Balla thumbon keq opozitën nga Elbasani: 603 legalizime për 8 vite që në kohën e qeverisjes së Berishës

24 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me banorë e Elbasanit, ku u ndal tek procesi i legalizimit dhe urbanizimit të qytetit.

Teksa bëri me dije shifrat, Balla tha se nën qeverisjen e Sali Berishës u legalizuan vetëm 22 mijë banesa në rang kombëtar, ndërkohë që pas 2013 nën qeverisjen e PS u kryen 230 mijë legalizime. Sa i përket Elbasanit, numri dy i PS theksoi se diferenca është spektakolare.

“Në Elbasan diferenca është spektakolare. 603 legalizime për 8 vite në kohën e qeverisjes së Berishës ndërsa nga viti 2013 e deri tani 17445 legalizime. Nëse do kishim pritur ata do duheshin 200 vite që në Elbasan të shkonim këtu ku jemi”, tha Balla.

Për të përfunduar procesin e legalizimit Balla shtoi se për këtë nevojitet mandati i ri nën qeverisjen Rama.

“Do kujdesemi që këtë proces ta vazhdojmë deri në fund prandaj është e domosdoshme mandati i ri, i cili është dhe mandati i përfundimit të këtij procesi. Në mandatin 2021-2025 i gjithë procesi i legalizimit do të ketë përfunduar dhe ky proces do të përfundojë vetëm me qeverinë Rama dhe me këto institucione të cilat kanë dashur mund për t’u ngritur. Imagjinoni sikur të përmbyset kjo dhe legalizimet në qeverinë e Lulzim Bashës ti besohen LSI-së.

Jo vetëm që do paguash por varet dhe çfarë do marrësh. Pastaj për të mos shkuar më tej akoma, imagjino ti marrë legalizimet në këtë vend partia e Fatmir Mediut, e Shpëtim Idrizit, e Vangjel Dules ose e Dash Shehut, edhe pse me këtë të fundit e zgjidh me një gotë raki”, tha ai.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS u bëri thirrje qytetarëve që kanë një pronë të vetën, por që nuk e kanë të legalizuar që të pajisen me leje ose certifikatë pronësie. Në fund të fjalës Balla tha se ky proces do të kishte mbaruar më kohë nëse Edi Rama do të kishte ardhur në qeveri më herët.

“Është e pandershme që Edi Rama dhe PS duhet të paguajnë një faturë që nuk e kanë. Shifra e Elbasanit 600 me 17 445, shifra kombëtare 22 mijë me 230 mijë janë shifra domethënëse.Nëse do të kishte vazhduar Saliu me Shabanin bashkë me Lulin brenda procesi i legalizimit do të ishte një bombë sociale sepse plot familje patën investuar aty dhe në asnjë moment banesa nuk iu kthye në kapital. Çdo vit që ne rikualifikojmë rrisim pasurinë e brendshme të këtij vendi. 17445 përfituesit e Elbasanit do të jenë dëshmitarët e një procesi që u hoq nga kthetrat e korrupsionet dhe iu dha mundësia qytetarëve që të përfitojnë pronat e tyre”, deklaroi Balla.

Paraardhëse

Arrestimi i ish-liderëve të UÇK, Baton Haxhiu del me deklaratën e fortë: Po dënohen edhe ata që kanë kontribuar për liri

Pasardhëse

“Bomba” nga Spanja, Perez paguan për Haaland, nuk ka kthim të CR7 në Madrid

Pasardhëse

“Bomba” nga Spanja, Perez paguan për Haaland, nuk ka kthim të CR7 në Madrid

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.